Flash News

E-TJERA

Raste të mpiksjes së gjakut, Gjermania pezullon përdorimin e vaksinës AstraZeneca

Raste të mpiksjes së gjakut, Gjermania pezullon përdorimin e

Gjërmania ka pezulluar përdorimin e vaksinës së prodhuar nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oxfordit. Ky vendim është marrë me këshillimin e hënë nga rregullatori i shtetit gjerman - në mënyrë që të investigohet më tej për rastet e mpiksjes së gjakut, si efekt anësore.

Thuajse gjysma e vendeve të BE-së ka bllokuar të plotë ose të pjesshme vaksinimin me AstraZeneca për shkak të disa komplikacioneve që kjo vaksinë ka sjellë në disa persona.

Kujtojmë se ndërkohë në vendin tonë, tre ditë më parë ka arritur një sasi prej më shumë se 38 mijë dozash të vaksinës AstraZeneca, ndërsa kryeministri Edi Rama është shprehur se këto doza vaksine janë të sigurta pasi kanë ardhur nga Suedia dhe jo importim i loteve problematike.

Të fundit