Flash News

E-TJERA

“Rasti i Tahirit të nënës dhe Berishës së njerkës”, Gjokutaj ‘përplaset’ me Alibeajn

“Rasti i Tahirit të nënës dhe Berishës së

Genc Gjokutaj, avokati i kryedemokratit Sali Berisha, është përplasur në mbledhjen e Këshillit të Mandateve me Enkelejd Alibeajn.

Përplasja erdhi pasi Alibeaj iu referua çështjes së Berishës duke e krahasuar atë me rastin e Saimir Tahirit. Gjokutaj iu drejtua Alibeajt duke i thënë se rasti i Tahirit është trajtuar si i “nënës”, ndërsa Berisha po t5rajtohet si i “njerkës”, duke deklaruar se ka një mospërfillje të Kuvendit për masën.

Alibeaj: Nuk mund të përdoren këtu argumente mbi meritën e çështjes. Diçka tjetër duhet të mbrojë për aq sa është e mundur ky këshill. Kohë më parë, ishin ulur aty avokatët e ish-ministrit Tahiri, i cili qahej për instrumentim të procesit të tij. Akoma më rëndë rasti i Ahmetajt. Në ka një gjë është; a ka përdorim politik të Prokurorisë në një çështje të procedimit penal? Pavarësisht qëndrimit që mund të mbajë një deputet i mazhorancës apo jo do të ishte i vështirë nëse ka përdorim politik. Ka një parametër që nuk gabon, dobiostandardi. Keni arritur juve të gjeni një rast analog, ku për njërin rast të jetë kërkuar dhënia e autorizimit dhe për rastin tjetër, për fakte të ngjashme, SPAK-u të mos e ketë bërë këtë gjë.

Gjokutaj: Në parim, pyetja juaj ka lidhje me referencat ndaj praktikave të mëparshme. Kjo çështje ndryshon edhe nga emri i personit dhe nga fabula e ngjarjes. Nuk kemi të dytë çështje që shihen sot që kanë të bëjnë me tendera, PPP. Rasti i Tahirit të nënës dhe Berishës së njerkës, ku jepet masa. Kjo mospërfillje e Kuvendit e ka çuar SPAK-un dhe GJKKO në mina procedurale. Mund të thoni se kemi ndryshuar mendje, por nuk është kështu. Prandaj, thashë prisni Kushtetuesen sepse është organi i specializuar. Dhe sikur ju të vendosni dhe të vendosë Gjykata Kushtetuese, leje që ka mbivendosje kompetencash që nuk është etike dhe serioze për një shtet, në fund do të zbatohet ai vendim. Nëse formalisht doni të lani duart me këtë histori dhe të thoni e vendos kushtetuesja, mendoj që keni kaq integritet të mos mendoni kështu.

Të fundit