Flash News
Dialogu, Kurti pas takimit me Lajçak: Nuk mund të jetë as prioriteti i parë, as i dytë
Qeveria ka vendosur të auditojë vetveten, Gjykata Kushtetuese ia miraton
3 zyrtarë të ‘Mbrojtjes’ të pandehur pas denoncimit të PD, Alibeaj: SPAK dështoi, hajdutët e vërtetë që duhet të ndëshkojë
Covid-19 në Shqipëri/ 20 humbje jete, pas uljes së testimeve, bie edhe numri i infektimeve
Shtyhet dërgesa e Pfizer, kur pritet të mbërrijnë 15,210 dozat e vaksinave në Shqipëri
Reagimi i ambasadorit italian për përgjimet e Ndragheta-s, Lubonja: Deklaratë e poshtër, është bashkëfajtor
Analisti Fatos Lubonja e ka cilësuar një ‘deklaratë të poshtër’ reagimin e ambasadorit italian, Fabrizio Buçi, lidhur me përgjigjet e Ndragheta-s me biznesmenë dhe sipërmarrës, ku tregohej se si mund të bëhej biznes në vendin tonë përmes korrupsionit.
I ftuar në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ Lubonja tha se është mbështetje e hapur e status-quos nga ana e Buçit.
“Deklaratë e poshtër e ambasadorit. Është mbështetje e hapur e status-quos. Në vend që të kërkojë hetime…ai e di shumë mirë se cila është Italia.
Nëse ju kujtohet se çfarë thuhet atje në regjistrime. Ata mafiozët thonë; është si Italia e viteve 60, ku shteti ishte i hapur.
Ai e di shumë mirë se sa para bën Ndragheta. Atje ku gjykata është e kapur.
Këtu polici ha mish e djathë. Prokurori nuk hap çështjen, që të shoh se kush është ky Niku, se mund t’i kemi rënë në qafë. Se ngre dot kokën ky ambasadori?! Ça janë këto kulla. Janë bashkëfajtorë aty. Ai është bashkëfajtor me këtë deklaratë. Ai i quan këto thashetheme, kur ujkun e kemi përpara. Ambasada italiane dhe drejtësia italiane janë në mospërputhje prej kohësh. Atyre iu shemb stadiumi, nuk thënë një fjalë. U shemb teatri dhe s’foli”, tha Lubonja.
Mes të tjerash Lubonja tha se ka një mijë indici që të çojnë tek ideja që në vendin tonë po bëhet pastrim parash të pista.
Ditari politik









Të fundit











Dvorani/ Meta ashpërson tonet: Amerikanët e Edi Ramës unë i kap për veshi
1 Mars 2021, 20:49

Kush po kujdeset për dukjen e Meghan Markle
1 Mars 2021, 20:17
Pse një marrëveshje dhe jo një koalicion PD-LSI
1 Mars 2021, 20:00
Sa përshtateni sipas shenjës që keni në horoskop
1 Mars 2021, 19:56

Qeveria ka vendosur të auditojë vetveten, Gjykata Kushtetuese ia miraton
1 Mars 2021, 19:30