Flash News

E-TJERA

Reagon edhe Grenell pas votimit të Kurtit në Shqipëri: Ndërkombëtarët duhet të jetë dyshues ndaj motiveve të tij

Reagon edhe Grenell pas votimit të Kurtit në Shqipëri:

Një tjetër reagim vjen lidhur me votimin e kryeministrit të Kosovës për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Albin Kurti i cili ka dhe nënshtetësi shqiptare ka votuar sot dhe ka nxitur këdo që ka pasaportë shqiptare, të votojë.

Pas raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, bjen një reagim dhe nga ish-i dërguari Special i SHBA-ve për Dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Përmes një postimi në Twitter, Grenell shprehet se komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë dyshues ndaj motiveve të tij.

"Kryeministri i Kosovës po voton në zgjedhjet shqiptare. Kjo i tregon botës aq shumë për Kurtin. Komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë dyshues ndaj motiveve të tij,"- shkruan Grenell.

Kujtojmë se Grenell dhe Albin Kurti kanë pasur herë pas herë replika në distancë për dialogun Kosovë-Serbi.

Reagon edhe Grenell pas votimit të Kurtit në Shqipëri:

Të fundit