Flash News

E-TJERA

Refuzoi takimin me Ramën, kreu i Lëvizjes Besa: I shërben interesave

Refuzoi takimin me Ramën, kreu i Lëvizjes Besa: I shërben

Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, refuzoi ftesën e kryeministrit Edi Rama për një takim që do të mbajë sot në Tiranë me liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Në një lidhje direkte për Euronews Albania, Kasami tha se darka e thirrur nga Rama i shërben vetëm interesave të BDI-së si një parti që ka dalë kundër ekzekutivit.

“Duke pasur parasysh turbulencat brenda BDI-së, ku tani hapur një grup i të rebeluarve funksionarë të lartë të partisë, nga kryetari i Këshillit Mbikqyrës, nënkryetari i partisë, deputetë e kryetar komunash kanë dalë hapur kundër ekzekutivit, ministrave të kësaj qeverie, të cilët edhe ata i vlerësojnë si të dështuar, në këtë situatë më së shumti i shërben BDI-së defokusimi i situatës nga dështimi i saj në qeveri në drejtim të thirrjes së bërë nga zoti Rama për këtë darkë të thirrur për sonte”, tha Kasami.

Ipas Kasamit, BDI qëndron në pushtet për të mbrojtur krimin dhe korrupsionin dhe nuk është e interesuar për të çuar para çështjes shqiptare.

“Sot është e njohur në Maqedoninë e Veriut se BDI qëndron në qeveri vetëm për të mbrojtur krimin dhe korrupsionin dhe në asnjë moment nuk është e interesuar për avancimin e çështjeve shqiptare. Maqedonasit e kanë kuptuar se disa çështje i zgjidhin më mirë në interes të tyre duke pasur ministra dhe funksionarë shqiptarë dhe në këtë mënyrëe tolerojnë që gjysma e qeverisë të jetë me funksionarë shqiptarë, por që çështjet shqiptare të mos përparojnë”, u shpreh Kasami.

Të fundit