Flash News

E-TJERA

Regjistrimi do të bëhet me kartë ID/ Si do të luhen bastet sportive online, nëse formalizohen?

Regjistrimi do të bëhet me kartë ID/ Si do të luhen bastet

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një dëgjesë publike lidhur me rihapjen e mundshme të basteve sportive online. Kreu i Komitetit Olimpik Kombëtar Fidel Ylli, kreu i FSHF-së Armand Duka dhe drejtoi i komanduar i Policisë së Shtetit Tonin Vocaj, janë shprehur pro hapjes së basteve online.

Sipas Yllit dhe Dukës, kjo do të jetë një mënyrë financimi për sportin, si edhe hapjen e fushave sportive.

Por, si do të luhen bastet sportive në rast se qeveria i jep dritën jeshile rihapjes së basteve?

Drejtori i Lojërave të Fatit, Zhani Çakuli, ka treguar rrugën që do të ndiqet nga regjistrimi në sistem e deri te monitorimi i transaksioneve. Çakuli tha se regjistrimi do të bëhet përmes kartës ID, teksa u shpreh se çdo transaksion i bërë do të monitorohet.

“Kanë qenë 5 mijë salla, ishin bërë një gangrenë. Përmes portalit të ankesave ne marrim shumë ankesa. U bë e papërballueshme.

Në vërtet nuk e kemi pjesë që të merremi me sallat informale, por kur marrim informacion ne shkojmë. Kemi pasur 150 procedime penale këto dy vitet e fundit. Problematika ishte me reklamat që bëheshin. Që kur u mbyllën reklamat, ankesat u ulën. Duke qenë se ishin shumë salla, as menaxherët nuk i  kontrollonin dot ata që luanin.

Unë do propozoja që nëse do bëhet kjo dhe online, do regjistrohesh dhe do futesh kartën ID. Më parë ishte vështirë të kontrolloheshin. Ndërsa sot ID do jetë në kohë reale. Ne parashikojmë që të ardhurat të dyfshohen nga kjo fushë. Cdo transaksion do monitorohet dhe të ardhura do të shkojnë nga 50 mln që kanë qenë ne parashikojmë që të ardhurat të shkojnë në 100 mln”, u shpreh Çakuli.

Të fundit