Flash News

E-TJERA

Regjistroi partinë në emër të Engjëll Bejtjas, reagon Tom Doshi: Kryetar i zgjedhur jam unë, në 25 prill garoj në 4 qarqe

Regjistroi partinë në emër të Engjëll Bejtjas, reagon

Vjen reagimi i parë i deputetit Tom Doshi, pas regjistrimit të partisë PSD në zgjedhjet e 25 prillit, por jo me atë vetë kryetar.

PSD sot u regjistrua nga KQZ me kryetar Engjëll Bejtjan, pasi fillimisht partia me emrin e tij nuk është pranuar nga gjykata.

Në një prononcim për “BalkanËeb”, vetë Doshi sqaron se në zgjedhjet e 25 prillit do të jetë ai kryetari i Partisë Social Demokrate në listat zgjedhore.

Doshi shtoi se në një mbledhje të strukturave të partisë është votuar që ai të jetë kryetar, por që vendimi në fjalë të marrë formë të prerë edhe në gjykatë duhet pritur data 19 shkurt.

Nisur nga ky fakt, PSD për të mos shkelur afatin e regjistrimit në zgjedhje vendosi t’i drejtohej KQZ-së me emrin e kryetarit Engjëll Bejtja.

Doshi shton se pas 19 shkurtit, pasi vendimi që ai është rikonfirmuar sërish në krye të PSD-së të marrë formë të prerë, do të jetë ai kryetari. Madje shton se do të garojë në katër qarqe.

Kujtojmë se përfaqësuesja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka thënë se emra si Doshi nuk duhet të kandidojnë, duke shtuar se qytetarët shqiptarë meritojnë persona të pastër dhe me integritet.

Të fundit