Flash News

E-TJERA

Rekord votash të pavlefshme, kryeson Elbasani dhe më pak Gjirokastra; raporti në krahasim me 2017-ën

Rekord votash të pavlefshme, kryeson Elbasani dhe më pak Gjirokastra;
Foto ilustruese

Në kutitë e numëruara deri më tani, ka rezultuar një numër i lartë i fletëve të votimit të pavlefshme. Krahësuar me zgjedhjet e kaluara, mund të themi se është regjistruar një "nivel historik", sipas rezultateve të përditësuara .

Nuk dihet ende, nëse arsyeja e kësaj shifre të lartë është se qytetarët janë ngatërruar apo e kanë bërë të qëllimtë, votën të pavlefshme. Në nivel qarku, ai i Elbasanit ka më shumë vota të pavlefshme dhe Gjirokastra me më pak të tilla.

Elbasani me 4892 vota të pavlefshme

Fieri me 4159 vota të pavlefshme

Tirana me 4010 vota të pavlefshme

Korçës me 2818 vota të pavlefshme

Shkodra me 2538 vota të pavlefshme

Dibra me 2528 vota të pavlefshme

Vlora me 2319 vota të pavlefshme

Berati me 2073 vota të pavlefshme

Lezha me 1760 vota të pavlefshme

Durrësi me 1663 vota të pavlefshme

Kukësi me 1663 vota të pavlefshme

Gjirokastra me 1503 vota të pavlefshme

Votat e pavlefshme përbëjnë 5% të totalit të hedhura në kutitë e votimit, ndërsa në zgjedhjet e 2017-ës, u konstatuan 1.98% e votave të pavlefshme.

Të fundit