Flash News

E-TJERA

RENEA aksion në Vlorë, shoqërohen 5 persona, mes tyre vëllai i të dënuarit me burg përjetë

RENEA aksion në Vlorë, shoqërohen 5 persona, mes tyre vëllai

Policia e Shtetit dhe RENEA kanë zhvilluar dje një aksion blic në Vlorë, gjatë të cilit janë shoqëruar pesë persona, mes tyre vëllai i Tesi Bashos, Santiljano Basho.

Tesilvan ose Tesi Basho ka qenë një nga njerëzit më të kërkuar në Itali për vrasjen e dy prostitutave dhe i dënuar me burgim të përjetshëm në nëntor të 2016 nga gjykata e Torinos.

Tesi Basho fshihej në Shqipëri duke përdorur emër të rreme, Thanas Lame.

Ai është vënë në pranga nga policia në tetor të vitit 2019 ndërsa në banesën e tij u sekuestruan dy automatikë, pistoletë “Glock”, radio marrëse-dhënëse, kallëpe tritoli dhe sende të tjera të paligjshme.

Ndaj Bashos janë të ngritura 5 akuza ajo e “Shtrëngimit me anë të kanosjes me qëllim marrjen e pasurisë”, “Mbajtjes pa lejë e armëve”, “Falsifikimit të dokumenteve”, “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” dhe “Kultivim të lëndëve narkotike”.

Pas dënimit në Shqipëri, Basho dot të ekstradohej në Itali, ku është dënuar me burgim të përjetshëm.

Të fundit