Flash News

E-TJERA

Rënia e suvasë te Pediatria, reagon QSUT: Si paraqitet gjendja e dy pacientëve, do merren masa

Rënia e suvasë te Pediatria, reagon QSUT: Si paraqitet gjendja e dy

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) ka reaguar pas denoncimit të zëdhënëses së PD-së, Ina Zhupa se te një nga dhomat e pediatrisë kishte rënë suvaja e tavanit dhe kishte mbetur i plagosur një fëmijë.

QSUT bën me dije se ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, në pavionin ekzistues, ku në dhomë ndodheshin dy pacientë të vegjël.

Sipas spitalit, gjendja shëndetësore e dy të vegjëlve aktualisht paraqitet e mirë, pa dëmtime. Në reagim thuhet se po kryhen vlerësime teknik për shkaqet e incidentit për marrjen e masave të menjëhershme.

Reagimi i QSUT:

Një incident ka ndodhur sot paradite në Shërbimin e Pediatrisë së Specialiteteve 1 në QSUNT, në pavionin ekzistues, si pasojë e shkëputjes së një pjese suvaje nga tavani i një dhome.
Menjëherë personeli mjekësor ka ekzaminuar dy pacientët e vegjël që ndodheshin në dhomë dhe gjendja e tyre aktualisht paraqitet e mirë, pa dëmtime.
Një grup ekspertësh nga Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse e QSUNT, po kryen një vlerësim teknik për shkaqet e incidentit për marrjen e masave të menjëhershme.

Të fundit