Flash News

E-TJERA

Rënia e vlerës së Euros, Xhepa: Shqipëria ka treg valutor të cekët

Rënia e vlerës së Euros, Xhepa: Shqipëria ka treg valutor

Pedagogu dhe eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa tha se Shqipëria ka një treg valutor të cekët, teksa rreshtoi faktorë të tjerë ndikues.

I ftuar në News 24, Xhepa u shpreh se ka një rritje të të ardhurave nga turizimi dhe remitancat (të ardhurat nga emigrantët).

“Shqipëria ka një treg valutor të cekët. Problemi tjetër është se po ndodh një ndryshim strukturor mes euros dhe tregut derivat. Gjykoj se në këtë strukturë të re monetare, ku pjesë janë edhe faktorë të tjerë si segmente të tregut që nuk zhvillohen në euro dhe jo me lekë. Si p.sh. Si blerja e një shtëpie, makinë etj. Këto transaksione, janë të regjistruara, por edhe jo. Ka një rritje të fortë të të ardhurave nga turizmi. Po ashtu kemi një rritje të të ardhurave nga remitancat. Do të na duhet të shohim nëse kjo do jetë periudhë afatgjatë apo afatshkurtër”, u shpreh Xhepa.

Të fundit