Flash News
Armand Shakaj dyshohet se e vrau dhe e groposi Eglant Koçin, çfarë u bë “mollë sherri” mes shokëve
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
Reportazh/ Vunoi “parajsa” e pushtuar me hekur e beton nga ‘strategjikët’

nga Armand Maho
Kënga e gjinkallave në oborrin e kishës së Shën Spiridonit në Vuno paralajmëron një ditë tjetër të nxehtë e ‘të çmendur’. Kalldrëmi përpara saj dhe drita që feks mbi të, sikur e shtojnë më shumë zagushinë. Jemi në mes të gushtit dhe hija e një ulliri shekullor duket si shpëtimi i vetëm nga ky i nxehtë përvëlues.
Kisha e Shën Spiridonit shtrihet në këmbët e fshatit dhe prej aty, si në pëllëmbë, mund të shohësh të gjitha shtëpitë që janë ngjitur pas malit Mjegullosh. Banorët duken sikur kanë zët nga gazetarët. Ata nuk preferojnë të flasin për atë që po u ndodh tokave dhe shtëpive të tyre.
Megjithëse i kanë të trashëguara brez pas brezi që prej kohësh të lashta, shumica ende nuk zotërojnë asnjë certifikatë pronësie. Kjo do të thotë se shteti e ka derën e hapur për t’ua prishur në çdo moment. Dhe jo vetëm kaq: në vitin 2015, Rama gjithë fshatin e shpalli “Monument Kulture”, duke ndaluar edhe restaurimet e shtëpive.
Më fatlumët janë ata që kanë marrë tokat me “ligjin 7501”, por sërish s’mund të bëjnë asgjë, pasi pasaporta e tokës nuk ka kaluar nga bujqësore në urbane, pra nuk i është nënshtruar planit urbanistik, me përjashtim të zonave ku ndërtohen resorte në Jalë.
Zbrazëtinë e oborrit të kishës e thyente disi prania e një burri të moshuar, i ulur nën hijen e ullirit. Kutia e duhanit pranë tij dukej e vjetër dhe ngjyra e inoksit të dikurshëm ia kishte lënë vendin një grije të errët, të zverdhur nga koha.
“Vazhdon ta pish, xhaxha?”.
“Epo, veset për të gjallët janë. Të vdekurit gurin e varrit kanë”.
Duke e shtyrë më tej bisedën, na tregon se është i datëlindjes 1934.
“Për mrekulli qenke, po ç’ke dalë në këtë vapë?”.
“Epo, Perëndia e di vetë kur do më mbyllë. Deri atëherë, do dal”.
Ishte një rastësi fatlume ky takim me njeriun, i cili kishte një arsye të fortë pse nuk donte t’i publikohej emri, sapo mësoi pse kishim ardhur.
“Unë jetoj në shtëpinë ku ka jetuar im atë, gjyshi e stërgjyshi, dhe sot banon djali im me fëmijët. Por s’është çudi që, po e mori vesh ai i paudhi i Kolekajve që kemi folur me ju, të na e shembë dhe të na nxjerrë në mes të katër rrugëve. Veç shpirtit, atë shtëpi kemi,” – na përgjigjet plaku.
Më tej, biseda vijon me historinë e Vunoit. Ai na tregon se Vunoi ka qenë përgjithësisht fshat i varfër, pasi toka ka munguar gjithmonë. Para komunizmit, aktivitetet kryesore ishin emigrimi, ullinjtë, bagëtitë dhe tregtia e qitrove që bëhej me Korfuzin. Ajo pak kontrabandë mallrash që bëhej në Jalë apo Gjipe ishte e papërfillshme për rreth 600 shtëpitë që kishte fshati në atë kohë.
“Toka motit ka qenë pronë e Turqisë, që kur himariotët dhe fshatrat përreth nuk pranuan të regjistronin tokat në vitin 1488 dhe të dërgonin jeniçerë pranë Portës së Lartë. Atëherë u vendos edhe taksa e përbashkët që quhej ‘venom’. Natyrisht kishte fise si Ndrenikët, Kasnecët, Balajt, Konomët apo të tjerë, që punonin më shumë sipërfaqe me ullinj, por edhe taksat në fund i kishin më të larta. Sa për kullotat, ato ishin të përbashkëta dhe ose menaxhoheshin nga fshatrat ose ishin të kishës, që merreshin me qira nga ipeshkvia me qendër në Gjirokastër. Pronarë Vunoi s’ka pasur kurrë në mot të motëve; punë tjetër se tashmë kanë dalë disa që pretendojnë se kanë qenë pronarë. Këtu pronarë kanë qenë vetëm dy: Sulltani dhe Kisha. Të tjerët ishin si të thuash qiramarrës.”
Prej aty ku ndodheshim, në pjesën e sipërme të fshatit, në veri binin në sy disa ndërtime të reja.
“Janë të Vilma Nushit, vetëm ajo ka ndërtuar në fshat,” – na thotë plaku.
“Tokat e veta janë?” – e pyesim.
Ai ngriti supet: “Ajo tokë mot e jetë ka qenë kullotë e fshatit. Nga dolën pronarë Nushët, unë nuk e di. Ata kanë ikur që para lufte nga fshati. Pastaj, Nushët s’kanë qenë ndonjë fis i pasur, kanë qenë të tretët apo të katërtët. Më shumë ishin hyzmeqarë. U lidhën me luftën dhe komunistët, me sa duket, i bënë agallarë.”
Vilat e Nushit bien në kontrast të thellë me shtëpitë e vjetra të Vunoit, shumë prej të cilave janë lënë pas dore për shkak të ligjeve absurde të qeverisë. Megjithëse të ndërtuara me gur, vilat duken si godina luksoze, me pishina dhe komoditete të tjera. Madje për të shkuar atje, është ndërtuar edhe një rrugë e veçantë para se të hysh në fshat. Rruga çan pjesën veriore të Mjegulloshit dhe i është vënë emri i një heroi të luftës, me mbiemrin Andoni.
Jo vetëm kaq, por duket se historia e shtrirë në rreth 20 mijë metra katrorë fsheh paligjshmëri brenda, jo vetëm për tokën ku janë ndërtuar, por edhe sepse ndodhen në zonë të mbrojtur e të pamenaxhuar urbanistikisht.
Toka ku është ndërtuar resorti vijon të gëzojë statusin e kategorisë N.5 ose “Natyror” dhe, sipas hartës së Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, në këtë zonë nuk lejohet asnjë lloj ndërtimi. Pra, në rast se toka nuk kalon në kategorinë A, nuk mund të jepet as leje ndërtimi dhe as të legalizohet.
Emri i Drini Nushit, bashkëshortit të Vilma Nushit, është i 14-ti në listën e vitit 2021, ku u bëhej thirrje banorëve të Vunoit për të aplikuar për marrjen e certifikatës së pronësisë. Në këtë listë ishin edhe pjesëtarë të tjerë të fisit të tij, si dhe anëtarët e familjes Koleka, mes tyre edhe nëna e kryeministrit. Por ndërtimi duhet të ketë filluar rreth vitit 2018, pra para shtatë vjetësh, dhe sot e kësaj dite vijon të ndërtohet. Në total janë 9 objekte: dy hotele dhe shtatë vila, ndërsa sipas gjurmës së rrugës duket se ndërtimi do vijojë edhe në sipërfaqe të tjera që mund të tejkalojnë 40 mijë metra katrorë, sipas matjeve të bëra nga sistemi ASIG.
“Ca zëra në nisje të kësaj kthese të re thoshin: “Po pse Thethi e jo Jugu, po pse ashtu e jo kështu”, ndërkohë puna për mbrojtjen e vendit nga abuzuesit vazhdon në veri, jug dhe Shqipërinë e Mesme, ku konkretisht në Durrës është vendosur rendi ligjor mbi një territor të marrë peng nga një abuzues, i cili është ndaluar nga Policia e Shtetit dhe i është dorëzuar drejtësisë edhe si ish-drejtues i inspektorëve të Durrësit”.
Ky status i Edi Ramës është shkruar më datë 30 gusht, vetëm një ditë pas shpërthimit me tritol të një resorti të ndërtuar pa leje në Shetaj, fshat në Kepin e Rodonit. Kompleksi i përkiste Ardian Halilit, ish-kryeinspektor i IMT në Bashkinë e Durrësit, gjatë kohës që ky institucion drejtohej nga Vangjush Dako. Ngjashmëria e resortit të Halilit me atë të Nushëve është jo e vogël. Vetëm se statusi i tokës ishte i kategorisë B2 ose tokë bujqësore, ku lejohet vetëm shtimi deri në 50% i ndërtimit ekzistues. Nga ana tjetër, me gjasë ndërtimi është kryer në tokë të regjistruar në hipotekë në bazë të ligjit 7501.

Në fakt, edhe aty paligjshmëria është e madhe, pasi mungon menaxhimi urban i zonës dhe toka nuk ka ndryshuar kategori. Kjo, me sa duket, e ka bërë të pamundur edhe legalizimin e godinës. Megjithëse është e vështirë të besohet se Rama nuk ka pasur dijeni për këtë ndërtim, sërish duhet thënë se ka qenë brenda së drejtës ligjore për ta shembur resortin, sidomos kur kjo shkelje ishte bërë nga një individ i cili e kishte për detyrë të mbronte territorin. Natyrisht, sot e kësaj dite, pavarësisht premtimeve të Ramës, ende askush nuk ka mbajtur përgjegjësi për këtë “mbyllje sysh”.
E njëjta pyetje duhet të shtrohet edhe për Vunoin! Para pak ditësh doli nga burgu ish-kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, i cili e mbante këtë post që prej vitit 2011. Goro akuzohej për tjetërsimin e 10 mijë metrave tokë në fshatin Gjilekë në favor të Artan Gaçit, bashkëshorti i ish-ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka. Por duket se mëkatet e Goros janë shumë më të mëdha.
Në Mjegullosh të Vunoit, në një zonë të mbrojtur, për të paktën pesë vite me radhë, gjatë kohës që ishte në krye të Bashkisë, është zhvilluar një ndërtim me origjinë të dyshimtë pronësie dhe, siç u pa, pa lejet përkatëse. Natyrisht, urdhri për të mos ia prishur terezinë zonjës Nushi ka ardhur nga dikush tjetër, por, siç jemi mësuar në këto vite, burgun e bën zbatuesi i urdhrit dhe jo urdhëruesi.
Stafeta e paligjshmërisë tashmë i ka kaluar kryetarit tjetër të Bashkisë, Vangjel Tavo, i cili, me sa duket, nuk guxon të prekë vijën e kuqe siç është rasti i këtij resorti që i bën hije paligjshmërisë në Vuno.
Utërima e betoniereve që vijnë nga Jala është shurdhuese. Kjo mrekulli që Zoti ia fali Vunoit po shkatërrohet nga një tjetër oligark, por këtë herë me firmën e Ramës në emër të “Investitorit Strategjik”, një emërtim i gjetur si justifikim për të përligjur paligjshmërinë.
“Vunoin e shkatërruan! Jam lindur e po vdes në këtë vend, e kam parë të varfër, e kam parë të shkatërruar nga lufta Italo-Greke, por në këtë derexhe s’e kam parë kurrë. Në 1941 shtëpitë vërtet na u dogjën, por ato i ribëmë prapë, me gurë e baltë, siç bëheshin atëherë dhe i kemi sot e kësaj dite. Por malit të gërryer si t’ia bëjmë, po atij betoni që është hedhur aty? Unë jam në të ikur, por atyre që vijnë mbrapa ç’u rrofshin”, thotë burri i mençur me cigaren në dorë që po i mbaron.
Duke ofsharë, ai u ngrit me mundim, duke u mbajtur tek bastuni. Nuk e pranoi ndihmën tonë. “Po kur mos jeni, kush do më ngrejë?”. U largua ngadalë nëpër kalldrëm, nëpër atë rrugë që e kishte bërë për gati një shekull. Pas mbetëm ne me këngën e gjinkallave që sikur ishin çmendur nga vapa dhe uturima që vinte nga betonieret e oligarkut që po ndërtonte në Jalë.
Të fundit
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
13 Qershor 2026, 11:06
Operacion antidrogë në Stamboll, arrestohen 22 persona, mes tyre aktorja Beren Saat
13 Qershor 2026, 10:37
“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit
13 Qershor 2026, 10:18
Këmbimi valutor 13 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
13 Qershor 2026, 09:58
Botërori 2026/ SHBA e nis me spektakël, amerikanët dominojnë me katër gola Paraguain
13 Qershor 2026, 09:38
I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke!
13 Qershor 2026, 09:22
Reforma territoriale, betejë për kufijtë apo për qeverisjen
13 Qershor 2026, 09:00
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
13 Qershor 2026, 08:39
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
13 Qershor 2026, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 Qershor 2026, 07:56
BE i hap rrugën anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë
12 Qershor 2026, 22:07
Zjarr në një banesë në Vlorë
12 Qershor 2026, 21:52
Ndal si ushqehesh tani!/ Alimehmeti thyen mitet për dietën moderne
12 Qershor 2026, 21:32
Tensione në protestë, qytetarët konfliktohen me mbështetësit e PS
12 Qershor 2026, 21:18
Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me urgjencë në spital
12 Qershor 2026, 20:59
SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist, Erion Isai
12 Qershor 2026, 20:42
Pankartat ‘pikante’ nga protesta e qytetarëve: Kjo qeveri ka skaduar
12 Qershor 2026, 20:19
Ligji për Zonat e Mbrojtura, Shoqëria Civile bojkoton proceset konsultuese
12 Qershor 2026, 19:46
Video/ Policia i gris një gruaje pankartën kundër Edi Ramës: Këtu është tokë Ilirjane
12 Qershor 2026, 19:34
Aksidenti ku 3-vjeçari humbi jetën, flasin banorët: E ëma po qante mbi fëmijën
12 Qershor 2026, 19:17
Kosova mbetet "e bllokuar" në integrimet evropiane
12 Qershor 2026, 19:00
Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e tij, Rama : Të ndikuar nga dezinformimi
12 Qershor 2026, 18:49
Qytetarët i lënë 'vallen' gjysëm Ramës, dalin në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e tij
12 Qershor 2026, 18:33
Goditja e 2 grupeve kriminale nga SPAK, Bardhi: Të hetohet roli i Ramës
12 Qershor 2026, 18:16
Tragjedi në Kamenicë/ 3-vjeçari humb jetën pas përplasjes nga automjeti, nëna në spital
12 Qershor 2026, 17:56
Akuza për pastrim parash, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
12 Qershor 2026, 17:30
Moti i keq përfshin disa rajone të Greqisë, autoritetet apel qytetarëve për kujdes të shtuar
12 Qershor 2026, 17:09
Një Sekretar Shteti që lartëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës
12 Qershor 2026, 16:58
Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë
12 Qershor 2026, 16:40
Facebook jashtë funksionit për miliona përdorues
12 Qershor 2026, 16:08
Maliq, gjendet i pajetë në banesë 12-vjeçari
12 Qershor 2026, 16:02
Rama jep shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” për t'u ndërtuar kulla 35 katëshe
12 Qershor 2026, 15:40
E hëngra barin, po ti?
12 Qershor 2026, 15:22
Burgu i Peqinit si Dubai, Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia hotel me 7 yje
12 Qershor 2026, 15:01
Vjen vala e nxehtë, termometri pritet të arrijë deri në 35°C
12 Qershor 2026, 14:50
Pse po bie lindshmëria? Dy studime të reja fajësojnë telefonat inteligjentë
12 Qershor 2026, 14:37
Përmbysja e piramidës së popullsisë, më shumë të dalë në pension se të rinj në punë
12 Qershor 2026, 14:19
Foto/ Kush është Luçiano Koçeku, ‘koka’ e grupit të drogës të goditur nga SPAK
12 Qershor 2026, 13:32
Berisha dënon provokimet e Ramës ndaj protestuesve: Akt i ulët, bëj zgjidhjen politike
12 Qershor 2026, 12:59
Kishin kthyer apartamentet me qira në baza prostitucioni, arrestohen 3 të huaja në Tiranë
12 Qershor 2026, 12:19
Operacioni i SPAK, zbardhen urdhër-arrestet e lëshuara; cilët janë personat e goditur?
12 Qershor 2026, 10:31
Botërori 2026 nis me rekord të pazakontë, tre kartonë të kuq në ndeshjen e parë të turneut
12 Qershor 2026, 10:10
Operacioni i SPAK, ekzekutohen 20 masa sigurie, në pranga biznesmeni
12 Qershor 2026, 09:55
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
12 Qershor 2026, 09:07
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
12 Qershor 2026, 08:43
Vranësira dhe reshje shiu të pakta, parashikimi i motit
12 Qershor 2026, 08:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 Qershor 2026, 07:55
"Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi", Protestuesit marshojnë drejt Astirit
11 Qershor 2026, 22:24
Protestuesit 'sfidojnë' Botërorin, lumë njerëzish në rrugët e Tiranës
11 Qershor 2026, 22:01
Gazetari inkurajon protestuesit: Ky është Botërori jonë, botërori i jetës tonë
11 Qershor 2026, 20:27
“Kemi shpenzuar gjithçka për spitalet”, e reja shpërthen në lot në protestë
11 Qershor 2026, 20:09
"Edi, fundi po të vjen", pankartat pikante të protestës së 12-të
11 Qershor 2026, 19:50
DASH reagon për heqjen e masës “non grata” ndaj Berishës: I shërben interesit kombëtar
11 Qershor 2026, 19:27
Influencerja me jastëk me vete në protestë: Po qe nevoja do e gdhijmë poshtë zyrës së Ramës
11 Qershor 2026, 19:12
Nga Gjermania për protestën në Tiranë: Nuk do të ndalemi deri në ndryshim
11 Qershor 2026, 18:38
Dita e 12-të/ Ish-oficeri në protestë: Jam i majtë, por kam dalë të largohet kjo qeveri
11 Qershor 2026, 18:21
Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi
11 Qershor 2026, 18:07
5 anëtarë votuan kundër, Kushtetuesja zbardh vendimin që la Metën në burg
11 Qershor 2026, 17:45
“The Guardian” zgjedh protestën në Tiranë si “Fotografinë e Ditës”
11 Qershor 2026, 17:17
Sali Berisha, politikani që u rikthye sa herë u konsiderua jashtë loje
11 Qershor 2026, 16:34
Antimafia çmonton organizatën italo-shqiptare të kokainës, 12 të arrestuar dhe 13 në kërkim
11 Qershor 2026, 16:34
10 mite rreth pastrimit që duhet të ndaloni së besuari
11 Qershor 2026, 16:19
Peter Lucas në Boston Herald: “Qeveria Rama”, më e mira që mund të blejnë paratë
11 Qershor 2026, 16:14