Flash News

E-TJERA

Reshje bore dhe mjegull në Juglindje, policia apel drejtuesve për kujdes

Reshje bore dhe mjegull në Juglindje, policia apel drejtuesve për

Që nga mbrëmja e djeshme, juglindja e vendit është përshirë nga reshjet e dëborës. Përveç kësaj ka pasur edhe prezencë të mjegullës.

Ndërkohë, gjatë natës trashësia e dëborës në Dardhë shkoi 6 cm, në Voskopojë dhe në Qarr 4 cm. Në zonat e përfshira është bërë pastrimi dhe kriposja dhe sipas informacioneve të gjitha akset kalohen pa zinxhirë, por me kujdes të shtuar kryesisht në zonën e Dardhës.

Policia rekomandon përdorimin e gomave dimërore për udhëtim në këto zona. Ndërkohë mëngjesin e kësaj të hëne aksi nacional Pogradec-Maliq është përfshirë nga mjegulla e dendur, ndërsa apelohet që drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes.

Të fundit