Flash News

E-TJERA

Reshje shiu dhe bore, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Reshje shiu dhe bore, njihuni me parashikimin e motit për ditën e

Vendi ynë pritet të dominohet në orët e para të ditës së sotme nga vranësira të shpeshta duke sjellë rrebeshe afatshkurtra shiu, ndërsa në zonat malore veriore-verilindore do ketë reshje dëbore.

Sipas Meteoalb, parashikohet që kushtet e motit të paqëndrueshëm të vijojnë gjatë gjithë ditës edhe pse herë pas herë do kemi intervale me kthjellime. Nata do të sjellë përmirësim gradual të kushteve atmosferike.

Temperaturat e ajrit ulen ndjeshëm në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga -2°C deri në 15°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim mbi 3 ballë.

Të fundit