Flash News

E-TJERA

Reshje shiu dhe bore, parashikimi i motit për ditën e sotme

Reshje shiu dhe bore, parashikimi i motit për ditën e sotme
Foto ilustruese

Alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare do të mbizotërojnë në të gjithë vendin tonë.

Këto kushte të motit do të vijojnë deri në orët e pasdites, kur vranësirat pritet të shtohen duke sjellë reshje fillimisht në zonat veriperëndimore dhe gradualisht edhe në ato qendrore.

Sipas MeteoAlb, pas mesnatës reshjet shtrihen në të gjithë vendin tonë ku në veri-verilindje do të jenë në formë dëbore.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2 deri 18°C.

Era do fryjë mesatare gjatë paradites, por forcohet në mbrëmje duke arritur shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtimi jugor-jugperëndimor, ndërsa në det krijohet dallgëzim 5 ballë.

Të fundit