Flash News

E-TJERA

Reshje shiu dhe rritje temperaturash, parashikimi i motit për ditën e sotme

Reshje shiu dhe rritje temperaturash, parashikimi i motit për ditën e
Foto ilustruese

Dita e sotme do të nisë me kthjellime të pakta dhe vranësira të shpeshta, të cilat gjatë paradites pritet të pësojnë zhvillim, duke sjellë shira të izoluar dhe të pakët në veri dhe pjesërisht qendër.

Këto kushte të motit mbeten deri pasdite vonë kur reshjet e pakta përfshijnë gjithë vendin tonë.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit rriten sërish në mëngjes por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 7°C deri në 20°C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi jugor, duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë.

Të fundit