Flash News

E-TJERA

Reshje shiu dhe temperatura të ulëta, parashikimi i motit

Reshje shiu dhe temperatura të ulëta, parashikimi i motit

 

Dita e Hënë deri ditën e Mërkurë vendi ynë parashikohet me mot me kthjellime por edhe alternime vranësirash hera-herës deri të dendura. Këto vranësira në zonën e veriut dhe pjesërisht qendër do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave. Në relievet malore parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët.

Për ditën e Enjte moti parashikohet me vranësira të dendura shoqëruar me reshje shiu me intensitet mesatar ndërsa në zonën e veriut dhe qendër reshjet në periudha afatshkurtra me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive. Në relievet malore reshje dëbore.

Të fundit