Flash News

E-TJERA

Reshje shiu dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për ditën e sotme

Reshje shiu dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për ditën e
Foto ilustruese

Dita nis me vranësira të shpeshta dhe reshje të pakta shiu në pjesën më të madhe të vendit. Por në zonat malore dhe kryesisht veri dhe verilindje të Shqipërisë do ketë reshje të pakta dëbore.

Sipas MeteoAlb, këto kushte atmosferike mbeten deri pasdite kur moti pritet të përmirësohet fillimisht në zonat bregdetare dhe gjatë mbrëmjes kthjellimet do të dominojnë në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit ulen ndjeshëm në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3 deri 15°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi veriperëndimor ndërsa në det krijohet dallgëzim 4 ballë.

Të fundit