Flash News

E-TJERA

Reshje shiu dhe ulje temperaturash, si do të ndryshojë moti gjatë ditës së sotme

Reshje shiu dhe ulje temperaturash, si do të ndryshojë moti gjatë
Foto ilustruese

Vranësira të shpeshta, të cilat herë pas herë fuqizohen, duke sjellë reshje shiu do dominojnë në territorin shqiptar deri pas mesditës, kur moti fillon të përmirësohet gradualisht.

Më pas priten kthjellime në zonat bregdetare, të cilat gjatë natës përfshijnë thuajse gjithë vendin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në të dyja vlerat ditore ku vlerat ditore, duke u luhatur nga 3°C në zonat malore deri në 15°C maksimumi në rang territori.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4-5 ballë.

Të fundit