Flash News

E-TJERA

Reshjet e borës izolojnë Rrugën e Arbrit, ndalohet qarkullimi i mjeteve

Reshjet e borës izolojnë Rrugën e Arbrit, ndalohet qarkullimi i

Reshjet e dendura të borës në Qarkun e Dibrës, kanë izoluar edhe Rrugën e Arbrit. Si shkak, policia ka njoftuar se përkohësisht do të ndalohet qarkullimi i mjeteve.

Asnjë drejtues nuk do të lejohet të lëvizë pa goma dimërore dhe zinxhirë, derisa rruga të jetë pastruar plotësisht. Ndërkohë situata në disa zona të vendit ka precipituar. Lumi Vjosë dhe Seman kanë dalë nga shtrati duke shkaktuar përmbytje të tokave bujqësore dhe banesave. Forcat ushtarake dhe të policisë kanë zbritur në terren për t’iu ardhur në ndihmë banorëve.

Qarku Dibër/ Njoftim

Për shkak të reshjeve të dëborës në Rrugën e Arbrit, në Bypass, qarkullimi i automjeteve është ndaluar përkohësisht pasi i gjithë aksi po pastrohet nga borëpastueset.

Shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në të dyja kahet e lëvizjes dhe nuk do të lejojnë asnjë drejtues mjeti të qarkullojë pa vendosur goma dimërore zinxhirë dhe deri sa rruga të pastrohet plotësisht nga kontraktorët.

Policia e Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit, si dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme në këtë aks.

Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112 ose dërgoni njoftim në Komisariatin Dixhital.

Të fundit