Flash News

E-TJERA

Reshjet e dendura të borës në Juglindje, trashësia arrin në 7cm

Reshjet e dendura të borës në Juglindje, trashësia arrin

Juglindja e vendit u përfshi dje nga reshje të dendura bore, intensiteti mesatar i të cilave ka qenë më i dendur në lartësitë mbi 1200 m.

Në fshatin turistik të Dardhës dëbora shkoi deri në 7 cm, ndërkohë që është punuar për pastrim dhe kriposje edhe në akset nacionale që u përfshinë nga reshjet.

Borëpastrueset kanë qenë në terren në akset Korçë-Pogradec, Pogradec-Qafëthanë dhe në aksin Korçë-Erseke në Qafën e Qarrit.

Sakaq, në segmentin rrugor Korçë-Panarit trashësia e dëborës raportohet se ka shkuar deri në 4 cm, ndërsa reshjet kanë qenë me intensitet të ulët.

Nuk ka pasur probleme me qarkullimin e automjeteve, por drejtuesit e mjeteve apelohet që të qarkullojnë me zinxhirë dhe te tregojnë kujdes të shtuar.

Të fundit