Flash News

E-TJERA

Përmbytjet në Vlorë, ja zonat më problematike

Përmbytjet në Vlorë, ja zonat më problematike

Moti i keq me reshje të dendura shiu që pushtoi vendin në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka shkaktuar përmbytje në disa lagje dhe rrugë kryesore të qytetit të Vlorës.

Mësohet se si pasojë e reshjeve situata më e vështirë u bë në lagjet “Pavarësia 3”, zona pranë stadiumit “Flamurtari”, Bulevardi Kryesor dhe rruga “Gjergj Arianiti” të cilat janë përmbytur nga uji. 

Gjithashtu nën ujë kanë mbetur edhe disa lagje të tjera, si “28 Nëntori”, “Pavarësia” dhe “Kushtrimi”.  

Vlen të theksohet se kjo është një situatë e përsëritur në këtë qytet. Mjaftojnë pak minuta shi që lagjet dhe rrugët kryesore të Vlorës të përmbyten dhe të bëhen problem për kalimtarët dhe banorët. 

Të fundit