Flash News

E-TJERA

Restaurimi i shtëpisë së Xhafer Devës, Tare: Reagimi i ambasadorit gjerman i nxituar; Xhufi: Mund të ketë histori tjera në mes

Restaurimi i shtëpisë së Xhafer Devës, Tare: Reagimi i

Restaurimi i shtëpisë së Xhafer Devës ka ngjallur debat prej disa ditësh në Kosovë, por edhe më gjerë.

Pasi Ministria e Kulturës në Kosovë mori përsipër ta restaurojë shtëpinë e ish-ministrit të Punëve të Brendshme të Shqipërisë, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde reagoi me shqetësim duke treguar se ai ka qenë bashkëpunëtor i nazistëve që e kryen Holokaustin, gjenocidin ndaj hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Historiani Auron Tare tha në Politiko se reagimi i ambasadës gjermane ishte i nxituar, pasi duhet të kthehej fillimisht te modelet e vendit të tij.

“Debatin e  shoh në dy drejtime. Duke njohur ministrin Ceku, e kam mbështetur restaurimin e godinës, është novacion për kohën e ndërtuar e solli një risi në arkitekturë. Nuk mund të lihet të degradojë në gjendjen që është. Restaurimi duhet bërë patjetër.

E shohim se ky debat është bërë për Xhafer Devës. Izraeli është model për tu marrë shembull. Përtej asaj që tha ministri, mu duk i nxituar ndërhyrja e ambasadorit gjerman sepse duhet të ktheje modelet në vendet e tij, si reagoi Gjermania pas luftës. BDN gjermane ishte e themeluar nga organizata naziste deri në vitet ’60”, tha Tare.

Në debat u përfshi edhe historiani Pëllumb Xhufi i cili tha se në reagimin e ambasadës mund të ketë patur edhe histori të tjera.

“Në reagim mund të ketë patur histori tjetër në mes reagimi i ambasadorit gjerman. Ndoshta për të implikuar faktorin ndërkombëtar, mundet që Gjermania të marrë pjesë në këtë aksion”, tha Xhufi.

 

Të fundit