Flash News

E-TJERA

Revoltë e të riut, publikohen pamjet e sulmit të zyrave të PS dhe PDIU në Fier

Revoltë e të riut, publikohen pamjet e sulmit të zyrave të

Zyrat elektorale të PS-së dhe PDIUS-së në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fier duket se janë sulmuar nga i njëjti person. 

Ato janë sulmuar nga një i ri, i cili e ka filmuar të gjithë aktin e tij dhe më pas videon e ka dërguar te JOQ Albania. Siç dhe dëgjohet në video, i riu shpreh një revoltë ndaj partive politike që nuk kanë bërë asgjë për vendin në këto vite.

Ende nuk dihet nëse policia e ka identifikuar të riun. 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, në lagjen “1 Maj” Fier, në rrugën “Jani Bakalli”, pranë poliklinikës dhe i riu theu me gurë xhamat e zyrave të dy subjekteve politike.

Të fundit