Flash News

E-TJERA

Rezidenca e Ambasadorit të BE pa ujë, Qarri: Televizioneve nuk ua mban t’i thonë një llaf Ramës!

Rezidenca e Ambasadorit të BE pa ujë, Qarri: Televizioneve nuk ua mban

Gazetari Flavio Qarri ka reaguar në lidhje me lajmin e bërë publik dy ditë më parë në media, ku raportohej se rezidenca e ambasadorit të Bashkimit Europian në Tiranë, furnizohej me ujë vetëm 1 orë e 30 minuta në ditë.

Në një postim në rrjete sociale, krahas një kronike me titull "Skandal, UKT lë pa ujë Ambasadorin e BE", Qarri shkruan se televizonet kombëtare fajësojnë vetëm UKT dhe nuk guxojnë të thonë asnjë kritikë për kryeministrin Rama. 

Postim i plotë i Qarrit 

Ça perle

Këto vipat e korrupsionit, oligarkët dhe kriminelët kanë ngel pa ujë. Përfshi dhe ata me televizione kombëtare. Nga halli që i ka zënë në këtë Shqipëri çorbë që kanë gatuar vetë, bëjnë kronika lajmesh për rezidencat e ambasadorëve të huaj që po thahen për ujë te lagjja e tyre. Edhe kur po u thahet buza, nuk ua mban t’i thonë një llaf Ramës.

Të fundit