Flash News

E-TJERA

“Rezultati del për 30 minuta ose 1 orë, por ka një dakordësi”, Celibashi tregon si janë vendosur kamerat

“Rezultati del për 30 minuta ose 1 orë, por ka një
Ilirjan Celibashi

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi foli për votimin elektronik dhe për rezultatin e shpejtë që do të dalë në zonën, ku do aplikohet. Ai tha për “Kjo Javë” se në Njësinë nr.10, në Tiranë, ku dhe do të aplikohet pajisja rezultati mund të dalë për 30 minuta ose 1 orë. Celibashi shtoi se është rënë dakord me partitë politike, që rezultati të publikohet në orën 08:00 të ditës së hënë.

“KQZ ka punuar edhe për projektin e votimit elektronik, që do të zhvillohet në njësinë nr.10 në Tiranë. Kjo do të thotë që zgjedhësit e asaj zone do të votojnë jo me fletë votimi, por përmes një pajisjeje elektronike. Dua ta them që integriteti dhe fshehtësia e votës është e siguruar 100%.

Rezultati i votimit në Njësinë nr. 10 do të shpallet në orën 08:00 të mëngjesit të së hënës. Është rënë dakord edhe me partitë politike që ky rezultat të shpallet në mëngjes, jo gjatë natës. Ky rezultat mund të shpallet për 30 minuta ose 1 orë pas mbylljes së votimit”, tha kreu i KQZ-së.

Ai sqaroi edhe mënyrën si janë vendosur kamerat e vëzhgimit në dhomat e votimit, duke mos pasur mundësi të filmojnë votën e qytetarëve.

“Nuk ka asnjë lloj mundësie, sepse çdo kamerë e vënë në çdo qendër votimi, siguron ruajtjen e fshehtësisë së votimit. Janë vendosur kundër njëra-tjetrës kamera e vëzhgimit me dhomën e fshehtësisë dhe votuesi gjendet në plan përballë kameras diagonal dhe kamera nuk arrin në mënyrë absolute të regjistrojë votën. Kamera është vendosur në atë mënyrë për të vëzhguar se kush hyn e kush del në qendrën e votimit”, shtoi ai.

Të fundit