Flash News

E-TJERA

“Riedukim sot, internim dje”, gazetarët protestojnë sot para Kryeministrisë

“Riedukim sot, internim dje”, gazetarët protestojnë sot

Debati mes kryeministrit Edi Rama dhe gazetarit të A2 CNN Klevin Muka shërbeu si një thirrje për t’i thënë ‘jo’ riedukimit që kryeministri vendosi ndëshkim ndaj çdo gazetari, i cili i drejton pyetje që Ramën ‘e prekin’.

Sot në orën 19:00, gazetarët do të ngrihen në protestë para Kryeiministrisë për të kundërshtuar riedukimit e kryeministrit. Përplasjet dhe fyerjet e Ramës ndaj medias kanë qenë të vazhdueshme.

Rasti i Klevin Mukës ishte i përsëritur, pasi edhe në konferencën e disa muajve më parë ku Rama u shfaq me ministrin Ulsi Manja, kryeministri sulmoi Klevin duke e quajtur pyetjet e tij asokohe jashtë etikës profesionale.

“Politika duhet të ketë dhe moral,” tha Muka, “po sa e moralshme është që ju të mund ti bëni ju këto kërkesa ndaj drejtësisë duke mbajtur në krah Ulsi Manjën që ka dalë në përgjime duke i premtuar favore në punësim njerëzve si Robert Aga që kanë punuar elektoralisht për partinë socialiste. Sot zoti Manja është ministër i drejtësisë dhe jo para drejtësisë”, tha gazetari. 

“Pse qesh”, i tha Rama gazetarit duke shtuar se pyetja që ai bëri ishte krejtësisht jashtë etikës profesionale”.

Ndërkaq Muka iu përgjigj Ramës duke i thënë: “Etikën profesionale nuk mund të ma mësoni ju. Nëse në shkollën e pikturës mësohet etika profesionale më shumë se në shkollën e gazetarisë atëherë mund të vazhdoni”.

Të njëjtën metodë ndëshkimi, Rama ndoqi edhe me gazetaren e Syri Tv, Ambrozia Meta, e cila gjatë një dalje e Ramës për mediat nga selia rozë kërkonte me ngul që ky i fundit t’i përgjije pyetje së saj pasi kryeministri po e anashkalonte.

Edhe Ambrozia kaloi për 3 muaj në ‘riedukim’.

Të fundit