Flash News

E-TJERA

Riinfektimi me Covid-19, mjeku publikon studimin: Asnjë viktimë e regjistruar, risku i ulët

Riinfektimi me Covid-19, mjeku publikon studimin: Asnjë viktimë e
Ilir Alimehmeti

Mjeku Ilir Alimehmeti ka publikuar rezultatet e një studimi të kryer Universiteti Cornell për riinfektimet me Covid-19. Studimi evidenton se risku i riinfektimeve është 0.02%.

Referuar këtyre gjetjeve, mjeku thotë se vetëm një rast riinfektimi pati nevojë për trajtim në spital, por doli sërish të nesërmen.

Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se asnjë viktimë nuk është regjistruar nga riinfektimi. Ai i cilëson këto si lajme shumë të mira për situatën që po kalon jo vetëm vendi ynë, por e gjithë bota.

"Të paktën psikologjikisht të qëndrojmë të qetë edhe pse masat vazhdojmë ti ruajmë deri sa të dimë më shumë", shkruan ndër të tjera Alimehmeti.

Të fundit