Flash News

E-TJERA

Rikthehen reshjet e dëborës në juglindje të vendit, ja akset problematike

Rikthehen reshjet e dëborës në juglindje të vendit, ja akset

Rikthehen reshjet e dëborës në zonat malore në juglindje të vendit, ku më të dendura reshjet janë në lartësitë në mbi 1000 metra, përfshi këtu fshatrat turistike të Dardhës e Voskopojës.

Burime mediatike bëjnë me dije se akset e rrugëve: Dardhë – Voskopojë – Vithkuq si dhe fshatrat Shtyllë e Panarit qarkullohet me vështirësi për shkak të prezencës së dëborës.

Sektori i qarkullimit rrugor si zakonisht u kërkon drejtuesve të mjeteve që përdorin akset rrugore malore të bëjnë kujdes dhe të qarkullojnë me goma dimërore.

Të fundit