Flash News

E-TJERA

Rikthehet Covid-19, 500 raste të reja konfirmohen çdo javë

Rikthehet Covid-19, 500 raste të reja konfirmohen çdo javë

Fundi i muajit gusht dhe fillimi i muajit shtator kanë sjellë rritje të rasteve të reja me Covid-19.

Siç raporton Instituti i Shendetit Publik për TCH, çdo javë konfirmohen 500 raste të prekur me variantin Omicron, por ka edhe raste të cilat nuk shkojnë të kryejnë testin.

“Ka një trend rritje. 19 për 100 mijë është incidenca në javë. Numër i ulët krahasuar me vitin e kaluar por trendi pritet në rritje në vijim. Në vjeshtë rritet qarkullimi i covid, gripit dhe viruseve të tjera respiratore”, shprehet eksperti Artan Simaku.

Rritja e rasteve të reja me Covid është shoqëruar edhe me të shtruar në shërbimin infektiv.

“Janë 20 raste në spital, janë raste mesatare, nuk ka në reanimacion dhe në intubim, ka dhe në pediatri”, shprehet Simaku.

Të fundit