Flash News

E-TJERA

Rikthimi i basteve, shoqatat tek ‘Ekonomia’: Ka problematika, do të ketë paligjshmëri

Rikthimi i basteve, shoqatat tek ‘Ekonomia’: Ka problematika, do

Komisioni i Ekonomisë zhvillon sot seancën dëgjimore me grupet e interesit, lidhur me rikthimin e basteve online, të ardhurat e të cilave do të shkojmë për sportin.

Ish-kreu i Shoqatës së Basteve, Artan Shyti, tha se ligji në fjalë ka problematika të cilat nuk janë marrë në konsideratë. Sipas tij, nga ky ligj do të përfitojë paligjshmëria.

Shyti theksoi nevojën që të jenë edhe kompani shqiptare, pasi duke përfshirë vetëm ato të huaja, nisma do të dështojë.

“Ligji ka problematika që nuk janë marrë parasysh. Me këtë ligj lojtarët e kanë më mirë të vijojnë në paligjshmëri. Në botë ka edhe pika fizike jo vetëm online. Ligji kërkon të deklarohen edhe shumat e vogla, kjo do pengojë edhe turistët të luajnë. Pse të jenë vetëm kompani të huaja, ato do i dërgojnë paratë jashtë. Nëse nuk rikthehen kompanitë që ishin, kjo nismë do të dështojë!”, tha Shyti.

Të fundit