Flash News

E-TJERA

Rinumërohen 40 kuti të Durrësit, LSI rikuperon vetëm disa vota

Rinumërohen 40 kuti të Durrësit, LSI rikuperon vetëm disa
Foto ilustruese

LSI ka rikuperuar vetëm 3 vota, nga rinumërimi i 40 kutive të qarkut Durrës. Procesi po vijon prej disa orësh në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

KAS-i vendosi të pranojë kërkesën e LSI-së për të rinumëruar 108 kuti në Durrës. Por rezultati i deritanishëm tregon se LSI është ende larg marrjes së mandatit në këtë qark.

Kujtojmë se Lëvizjes Socialiste për Integrim i nevojiten 136 vota për të marrë mandatin. Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve rrëzoi kërkesën e PD për përsëritjen e zgjedhjeve në Durrës.

 

Të fundit