Flash News

E-TJERA

Rishfaqet Nuredin Dumani, i penduari i drejtësisë shoqërohet në Gjykatën e Posaçme

Rishfaqet Nuredin Dumani, i penduari i drejtësisë shoqërohet

Nuredin Dumani, i penduari i drejtësisë, është rishfaqur sërish. Dumani është shoqëruar në Gjykatën e Posaçme, ku pritet të dëshmojë në procesin ndaj Altin Ndocit, Klevis Allës, (i penduar i drejtësisë) Besian Xhixhës, dhe Enver Divës.

Ata akuzohen në vrasjen e Viktor dhe Besmit Haxhia, si edhe në ekzekutimin e Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdisë.

Për ngjarjet në fjalë, akuzohet edhe Talo Çela i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

I penduari tjetër i drejtësisë, Klevis Alla në dëshminë e tij lidhur me vrasjen e vëllezërve Haxhia, deklaroi se ekzekutori i tyre ka qenë Nuredin Dumani.

 

Të fundit