Flash News

E-TJERA

Risi në listat e kandidatëve/ Sa vota kanë marrë deri më tani Bozo, Çomo, Nebijaj dhe Açka

Risi në listat e kandidatëve/ Sa vota kanë marrë deri
Flutura Açka, Luljeta Bozo, Ori Nebijaj dhe Najada Çomo

Në zgjedhjet e 25 prillit, risi ishte edhe kandidimi i emrave të njohur, profesioni i të cilave nuk ka lidhje me këtë fushë. Inxhinierja Luljeta Bozo dhe shefja e Infektivit Najada Çomo, kryesuan listën e PS-së në Tiranë. Nga votat e numëruara deri më tani Bozo ka marrë 128 vota, ndërsa Çomo vetëm 44.

Ndërkohë nga lista e PD, moderatorja Ori Nebijaj dhe shkrimtarja Flutura Açka kanë siguruar më shumë vota krahësuar me dy kundërshtaret politike të tyre. Nebijaj, e cila kandidon në Tiranë ka arritur të sigurojë der më tani 196 vota. Ndërsa Açka, e cila garoi në qarkun e Elbasanit ka fituar 886 vota.

Procesi i numërimit për kandidatët është duke vijuar në të gjithë vendin. Në zgjedhjet e 25 prillit fitoi PS me 74 mandate, PD 59, LSI 4 dhe PSD 3.

 

Të fundit