E-TJERA

Ristani kërkon dorëheqjen e Bashës: Ai që na udhëhoqi dy herë në humbje, s'mund të na çojë të tretën në fitore

Ristani kërkon dorëheqjen e Bashës: Ai që na udhëhoqi
Arben Ristani

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani i është bashkuar qëndrimit që po mbajnë shumë figura të djathta. Ai ka kërkuar që kryedemokrati Lulzim Basha të mbajë përgjegjësi morale dhe të japë dorëheqjen, ndërsa numëron betejat e humbura të këtij të fundit.

Duke theksuar se edhe 4 vjet të tjera PD do të jetë në opozitë, Ristani thotë se është momenti për reflektim. Ky i fundit shprehet se humbja në zgjedhje erdhi si pasojë e gabimeve të përsëritura të Bashës, mënyrën se si ai drejtoi opozitën dhe sepse nuk i bindi dot shqiptarët.

"Është momenti dhe kemi nevojë për reflektim. Lulzim Basha që na udhëhoqi dy herë në humbje të pushtetit qendror dhe atij lokal, nuk ka asnjë shans që herën e tretë, të na udhëheqe në fitore", shkruan Ristani.

Të fundit