Flash News

E-TJERA

Rivale në Elbasan, Rudina Hajdari takohet me Flutura Açkan: Duhet të bëjmë garë idesh, jo garë muskujsh e luftë

Rivale në Elbasan, Rudina Hajdari takohet me Flutura Açkan: Duhet

Dy kandidatet për deputete dhe përfaqësuese të partive të ndryshme, Rudina Hajdari e Nisma dhe shkrimtarja Flutura Açka e PD në qarkun e Elbasanit janë takuar gjatë fushatës, madje kanë shkrepur edhe një foto së bashku.

Foto është publikuar nga Hajdari, ndërsa thekson se mes kandidatëve, sidomos në Elbasan, duhet të ketë garë idesh dhe parimesh, dhe jo muskujsh e përplasje, siç ka ndodhur më herët në këtë qark.

“Përgjatë fushatës derë më derë sot u hasa me kandidaten rivale, znj. Flutura Açka.

U takuam, u përshëndetëm, biseduam dhe bëmë një foto bashkë.

Gara jonë nuk është e nuk duhet të jetë garë muskujsh dhe lufte për jetë a vdekje por garë idesh e parimesh se si vendi ecën përpara.

Kultura e luftës pa skrupuj për pushtet dhe e muskujve që tmerrojnë qytetin e prishin harmoninë e qytetarëve duhet të marrë fund.

Nëse duam të shkojmë drejt perëndimit, duhet të sillemi si të tillë duke nisur nga ne politikanët”, shkruan Hajdari.

Të fundit