Flash News

E-TJERA

RMV pranoi propozimin francez, një delegacion shqiptar niset drejt Brukselit

RMV pranoi propozimin francez, një delegacion shqiptar niset drejt

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut votoi të shtunën propozimin francez duke i hapur rrugë nisjes së bisedimeve për integrimin në BE të Tiranës dhe Shkupit.

Sot pritet të niset drejt Brukselit një delegacion shqiptar. Këtë e konfirmoi kryeministri Rama pas votimit të propozimit francez në Kuvendin maqedonas. Delegacioni do të punojë në kuadër të vijimit të rrugës drejt unionit.

“Delegacioni shqiptar do të niset të hënën në Bruksel për ta filluar këtë pjesë të re rruge, duke filluar negociatat e anëtarësimit. Do t'ia dalim në krye edhe kësaj pjese të re përpjekjesh, duke u lidhur më ngushtë me shqiptarët dhe duke e synuar me forca të reja majën ku do ta ngjisim me se s'bën Shqipërinë”, shkroi Rama në Facebook.

Prej gati dy vitesh Bullgaria mbajti në fuqi veton për nisjen e negociatave mes bllokut dhe Shkupit, për shkak të mospajtimeve sa i përket historisë dhe gjuhës maqedonase. Ngërçi i krijuar mes Sofjes dhe Shkupit mbajti të mbërthyer edhe Shqipërinë.

 

Të fundit