Flash News

E-TJERA

Robert Lewandowski “modest”: Nuk mendoj që Kane do ta thyejë rekordin tim te Bayern

Robert Lewandowski “modest”: Nuk mendoj që Kane do ta

Ish-sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski e quan një rekord të paarritshëm statistikën e tij prej 41 golash sezonal në vetëm 29 ndeshje.

Qendërsulmuesit polak iu kërkua një krahasim me Harry Kane, që në 2 paraqitjet e para ka shënuar menjëherë 3 gola. Numri 9 i Barcelonës u pyet për mundësinë që Kane të bëjë më mirë se ai.

“Rekordi im ka qenë i pabesueshëm. Ndonjëherë e mendoj dhe i them vetes: “po si e kam arritur?” Ka qenë çmenduri. Harry Kane është lojtar shumë i madh, por duhet thënë që Bundesliga është kampionat i vështirë. Mendoj se i duhet pak kohë për t’u ambientuar, por është ende e pamundur ta thuash me qartësi. Nuk besoj se mund ta thyejë rekordin tim”, është shprehur ai.

 

Të fundit