Flash News

E-TJERA

Roland Qafoku: A do të jetë Anton Harapi Martiri i 39-të i Kishës Katolike

Roland Qafoku: A do të jetë Anton Harapi Martiri i 39-të i

Gazetari Roland Qafoku, ka bërë më dije se kleriku katolik, Anton Harapi që u bë anëtar i regjencës gjatë pushtimit gjerman dhe që për këtë komunistët e pushkatuan, do kalojë në një proces verifikimi për t’u shpallur nga Vatikani, Martir i Kishës Katolike, ashtu si 38 priftërinj të tjerë që u shpallën të tillë në vitin 2016.

Në një video në facebook, Qafoku ka shpjeguar pse emri i Anton Harapit nuk u pranua nga Vatikani në vitin 2016.

"Besimtarët katolik Anton Harabi pushkatuar më 2 shkurt të vitit 1945, te Kodra e Priftit dhe cilit nuk janë gjetur eshtrat do të kalojnë në një proçes për të shpallur nga Vatikanin si martir i kishës katolike kështu nëse kjo do të arrihet Anton Harabi pra figura e tij do të bëhet martiri i 39 pas 38 martirëve që janë shpallur nga Vatikanin.  

Në nëntor të vitit 2016 në atë kohë në fakt emri Anton Harabi ishte në listë gjatë verifikimeve dhe një procesi të gjatë. Meshtarë priftërinj etj kanë pasur debate në fakt për këtë gjë për shkak se gjatë luftës duhet botërore Anton Arabi ishte një nga anëtarët e regjezës gjatë pushtimit gjerman dhe për të këtë arsye u arrestua e akuzua si tradhtar.  

Së fundmi kjo është shkresa e firmosur nga Angeka Masaga bën me dije se ka filluar një proces për grumbullimin  e materiale dhe dëshmive për Padre don Harabi për të dërguar më pas këto në Vatikan në mënyrë që ai të shpallet nga Vatikani  më pas martiri i 39 i fesë katolike të cilët u burgosën u vranë dhe vdiqën në burgjet në  burgjet komuniste për shkak të besimit të tyre fetar.", thotë Qafoku ndër të tjera.

Të fundit