Flash News
Armand Shakaj dyshohet se e vrau dhe e groposi Eglant Koçin, çfarë u bë “mollë sherri” mes shokëve
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
Romeo Gurakuqi: Akademia e Shkencave në krizë! Zgjedhje të manipuluara, kapje klienteliste dhe shkelje ligjore

Historiani dhe akademiku Romeo Gurakuqi i është drejtuar me një letër të hapur anëtarëve të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, ku denoncon me tone të forta krizën e thellë të legjitimitetit që, sipas tij, ka kapluar këtë institucion.
Në letrën e mbështetur në argumente ligjore, Gurakuqi ngre akuza për kapje klienteliste, shkelje flagrante të ligjit, ndikim të paligjshëm në votim dhe persekutim institucional ndaj kandidatëve të pavarur.
Sipas Gurakuqit, procesi i fundit zgjedhor për anëtarësim në Akademi është zhvilluar në kushte manipulimi, mungese transparence dhe favorizimi të kandidatëve të mbështetur politikisht nga drejtuesit aktualë të ASHSH-së. Ai përshkruan me detaje se si sipas tij një kandidaturë, e preferuar nga Kryetari i Akademisë, është avancuar në mënyrë të paligjshme, pavarësisht mungesës së kushteve të duhura shkencore dhe formale.
Ai denoncon përdorimin e strukturave të drejtuara politikisht, për të eliminuar zërat kritikë dhe për të promovuar individë që nuk plotësojnë standardet shkencore.
Gurakuqi bën thirrje për anulimin e menjëhershëm të procesit zgjedhor, rishikimin e ligjit për Akademinë e Shkencave dhe krijimin e një platforme të pavarur vlerësimi shkencor.
Letra e plotë
Letër e hapur për Anetaret e Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë
(Për dijeni kjo letër u është dërguar, krahas të gjithë akademikëve: Kryeministrit, zotit Edi Rama, Kryetares së Parlamentit, zonjës Elisa Spiropali, Komisionit të Edukimit, Shkencës dhe Medias në Parlament)
Të nderuar anëtarë të Akademisë së Shkencave,
Me anë të kësaj letre të hapur, ju drejtohem me respekt të gjithë atyre që karrierën e kanë ndërtuar mbi punë dhe arritje të spikatura, me bindjen se nuk mund të pranoni që Akademia e Shkencave të vendoset në një krizë të thellë legjitimiteti dhe në një kontroll klientelist, që i nënshtron studiuesit dhe punën e tyre formave të stërholluara të mbikëqyrjes, të cilat bien ndesh me parimet dhe etikën akademike në një vend demokratik, që aspiron të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian.
Njerëzit që kanë vendosur ta vijojnë jetën me dinjitet dhe punë nuk mund të pranojnë vazhdimësinë e një kulture të tillë autoritare, të padenjë për një institucion shkencor të një shoqërie demokratike. Unë mendoj se askush nuk mund të qëndrojë mospërfillës ndaj mekanizmave të fshehtë drejtuese, të përdorur pa skrupuj nga një individ me pushtet të fabrikuar politikisht, i cili ka zëvendësuar meritokracinë dhe arritjet shkencore me besnikëri personale, që, si rregull, shoqërohet nga mediokriteti akademik. Kjo makineri arbitrare e ushtrimit dhunues të pushtetit të dhuruar në ASHSH kundër dijes së lirë, furnizohet nga personazhe me të kaluar të kompromentuar nga pikëpamja studimore, të cilët përzgjidhen përmes një procesi të inskenuar kinse zgjedhor. Kushdo që ndërhyn kundër këtyre skemave rekrutuese tejet fyese dhe teatrale përballet me një dhunë të tejskajshme dhe përjashtimin nga bashkësia e studiuesve, këshillat, ekipet rishkruese, mbështetja e veprimtarive kërkimore, veprimtaritë shkencore. Ndërkaq, besnikët që japin prova përkushtimi ndaj "udhëheqësit" përfitojnë, përmes grupit të strukturuar klientelist, mundësi përfshirjeje në të gjitha projektet që kontrollon ASHSH-ja, (shih: Raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, shkurt 2025), botime jashtë çfarëdo kriteri e standardi dhe mundësi për të përfituar nga fondet e buxhetit të shtetit dhe paratë e taksapaguesve, të kaluara vetëm në një filtër, me auditim në konflikt interesi nepotik.
Kryetari aktual dikton praktikisht çdo aspekt të veprimtarisë së Akademisë. Ai përcakton përbërjen e bordeve, emëron drejtorët e instituteve e këshillat shkencorë, zgjedh stafin administrativ dhe edhe trupat "kontrolluese" kinse të pavarura pa asnjë konkurim publik, ndërhyn në çdo shkresë zyrtare madje deri në detaje të tilla si shpërndarja e mëditjeve të shërbimeve, ndalimi ose ofrimi i granteve të detyrueshme kërkimore vjetore për studiuesit. Me fjalë të tjera, asnjë vendim, qoftë edhe rutinor, nuk merret jashtë vullnetit të tij. Që të mund të aspirosh për një vend në akademi duhet jo thjesht ta kontaktosh kryetarin, por duhet të jesh bjerraditës i spikatur, të plotësosh disa kushte politiko-operativo-zonale, kulturore, krahinore, të besnikërisë dhe të kotësisë dhe të sigurisë së përgjumjes afatgjatë, të bindesh, të përkulesh, të rrëfehesh, të jargavitesh, që vendi vetvetiu të të hapet. E gjitha kjo është pjesë e "misionit" që unë mendoj se ka: të përmbyllë procesin e asgjësimit të kujtesës së fundit që ky vend kishte në trurin dhe ndërgjegjën e vet mbi të Kaluarën, Tradicionin, Etërit e Vërtetë të Dijes, krijimin e kufizave të poshtme kronologjike e përmbajtësore, përtej të cilave nuk shkohet dot më. Ndodhemi në një fazë përmbyllëse me dëm tanimë nacional, të një jetë të vrazhdë, ndërtuar mbi zgjuarsinë natyrale, paskrupulltësinë në asgjësimin e pozivitetit minoritar në shoqërinë shqiptare, me metodat që nuk kanë të bëjnë me jetën serioze të një administrate, por që gjenden ndër filmat me personazhe kryesore, të fortët e kodeve dekapituese.
Letra ime ka të bëjë me procesin e fundit zgjedhor në ASHSH, një teatër radhësh, përcaktimesh dhe përjashtimesh me regji kontrolluese: ajo që ndodhi në asamblete e 4 dhe 14 korrikut ishte përmbyllja e një procedure të deformuar, që prej nisjes së rremë të datës 1 prill 2025. Që në javët e para pas shpalljes së procesit zgjedhor për anëtarësimin në ASHSH, u bë e qartë se po ndodhte një shmangie sistematike nga standardet e ligjshmërisë, në kundërshtim me parimet kushtetuese të barazisë para ligjit dhe konkurrencës së ndershme. U shkelën hapur dispozitat e ligjit për "parandalimin e konfliktit të interesit" dhe u cënua rëndë parimi i "mundësive të barabarta mes kandidatëve", në njërin segment të konkurrimit. Kandidati me 'pushtet', u lejua të mbante edhe më tej, njëkohësisht, funksionet e drejtorit, anëtarit të Bordit të Drejtorëve dhe kryetarit të Këshillit Shkencor, struktura këto ku përgatitej dhe miratohej çdo rekomandim institucional, si dhe dërgoheshin shkresat që lidhnin çdo kandidaturë. Në këtë mënyrë u favorizua dukshëm që në nisje një kandidat i vetëm, me ndërhyrjen e strukturave drejtuese të Akademisë, në kundërshtim me çdo normë etike dhe ligjore: nuk u respektuan kriteret ligjore dhe statutore të pranimit të kandidatëve; kandidati i preferuar haptas nga Kryetari, për të cilin u siguruan votat vendimtare në paradhomën e tij, nuk i plotësonte as kushtet minimale të parashikuara për këtë pozicion të lartë. Më konkretisht: dokumentacioni i paraqitur nga kandidati i favorizuar nga Kryetari, përmbante mungesa serioze (thirrja për konkurim kjartazi kërkon monografitë kërkimore pas marrjes së titullit 'Profesor') dhe mosdeklarime të viteve: boshllëqe kronologjike në CV, keqinterpretim të përvojës së punës, paraqitje të përsëritura të të njëjtave punime si tituj të ndryshëm dhe artikuj të njëjtë të paraqitur disa herë si kontribute të veçanta; grumbullim i të njëjtëve artikuj dhe kumtesa si një libër i veçantë, i ekspozuar në mënyrë të pavërtetë si monografi; pa ndonjë kontribut të veçantë në shkencën kombëtare të historisë. Në Komisione, vlerësimi i kandidatëve u barazua pavarësisht kontributeve tërësisht të dallueshme në historishkrim, veprimtari akademike, universitare, editoriale dhe ne media. Disa kritere u anashkaluan krejtësisht, ndërsa të tjera u aplikuan me standarde të dyfishta në Këshillin Shkencor, në Komisionin e Historisë dhe në Komisionin e Ekonomisë dhe Shkencave Shoqërore e Juridike. Vetëm dy monografi kërkimore gjatë të gjithë karrierës, nga viti 1986 deri në vitin 2025 në këtë institucion, në bazë të ligjit, arsyes, dhe ndershmërisë, janë krejtësisht të pamjaftueshme për marrjen e titullit akademik. Prej 6 vitesh asnjë monografi per shqyrtim dhe aprovim, ndërkohë që ligja e detyronte prej muajsh dorëzimin e projektit te kontraktuar. Kështu, në vend të llogaridhënies së munguar në prag të pensionimit, kandidati promovohet për akademik. Katapultime të tilla ndodhin vetëm në ASHSH. Këto elemente minojnë rëndë besimin publik në procesin e përzgjedhjes akademike dhe komprometojnë integritetin institucional të Akademisë së Shkencave.
Gjendur para këtij trendi shkeljesh, që në krye, iu drejtova zyrtarisht Kryetarit të Akademisë me shkresa të protokolluara, duke kërkuar ndalimin e kësaj shmangieje flagrante nga përcaktimet e ligjit dhe rishikimin e menjëhershëm të procesit, në përputhje me të drejtën e përllogaritjes së indikatorëve të përformancës dhe me parimet e një shoqërie demokratike dhe jete akademike të përgjegjshme. Po ashtu, kërkova diskualifikimin e kandidatit që nuk plotësonte në mënyrë të qartë kriteret. Ligji ndalon një kandidat të vijojë garën kur nuk plotëson qoftë edhe një kriter të vetëm, ndërkohë që drejtuesit e dy bordeve verifikuese aprovuan me këmbëngulje, pa bazë ligjore, kandidaturën, duke shpërdoruar besimin publik mbi postin dhe detyrën e ngarkuar. Po ashtu, të gjitha kërkesat e mia zyrtare u injoruan dhe, në mënyrë informale, u trajtuan si pengesë ndaj objektivave klienteliste të Kryetarit dhe si "zhurmë" e një njeriu të papërshtatshëm, sipas tij, për "qetësinë" dhe "unitetin" e Akademisë. Kulmi u arrit me refuzimin e kërkesës sime për një prezantim të hapur në Akademi, një rast unik mohimi prej Mohësve të konkurrencës së lirë dhe të ndershme brenda institucionit tonë.
Mbledhja e 4 korrikut 2025, ku u shqyrtuan kandidaturat për anëtarësim në Akademinë e Shkencave, u shoqërua me shkelje të hapura të parimeve ligjore dhe statutore që rregullojnë këtë proces. U morën vendime në kundërshtim me kriteret e përcaktuara nga ligji dhe statuti, dhe kandidati rival u barazua në kontribute, ndonëse nuk paraqiti asnjë vepër fizike dhe nuk përformoi asnjë shpjegim metodologjik të punës individuale. Në këtë fazë u lejua kalimi në votim i kandidaturës së sajuar, ndërkohë që nuk do të duhej lejuar, pasi nuk përmbushte një sërë kriteresh themelore të përcaktuara nga ligji dhe statuti. Pavarësisht mungesës së kushteve formale dhe profesionale, ai jo vetëm që nuk u skualifikua, por u avancua në fazën finale të procesit, në kundërshtim me standardet e integritetit dhe meritokracisë me vota te sjellame korrier. Edhe më shqetësuese ishte pranimi i gjashtë fletëve të votimit të dorëzuara nga shoferi, një praktikë në kundërshtim me çdo normë të votimit të fshehtë dhe personal, në një rast të ndërtuar enkas proceduralisht për vlerësim të drejtpërdrejtë në sallë, si indikator referencial për Asamblenë. Ky veprim, i toleruar dhe i heshtur nga drejtuesi i mbledhjes, shkaktoi indinjatë dhe reagime. Për fat të keq, deri më tani, nuk është dhënë asnjë shpjegim zyrtar për këtë shkelje të rëndë nga procedurat dhe parimet e rregullta të funksionimit institucional.
Ndër të gjitha shmangiet që e kanë njollosur këtë proces, më e rënda mbetet ndërhyrja e drejtpërdrejtë dhe e paprecedentë e Kryetarit të Akademisë në një garë që duhej të ishte shembull i integritetit të një procesi në përputhje me ligjin dhe i panjollosur nga veprime joligjore e arbitrare që bien ndesh me dinjitetin e detyrës institucionale dhe fushës akademike. Akti i thirrjes në zyrë të akademikëve para votimit përbën ndikim mbi ndërgjegjen dhe votën e lirë të anëtarëve, duke shkelur etikën akademike dhe parimet e demokracisë institucionale (Kryetari Gjinushi e pranoi thirrjen e tyre në takimin zyrtar të datës 11 korrik, por e justifikoi si thirrje për t'ua kujtuar se duhet të vinin në votim!!!!). Nuk mund të tolerohet që Kryetari të jetë njëkohësisht mbikëqyrës i procesit dhe promovues i një kandidature të vetme. Këto ndërhyrje ngrenë dyshime serioze për ekzistencën e një "makinerie trysnie" që ka kërkuar të realizojë një rezultat të paracaktuar. Kjo është shenjë e qartë e një klime autoritare, e papranueshme në ambientin akademik. Liria e mendimit, pavarësia e votës dhe autonomia e gjykimit janë themelet e një komuniteti shkencor. Kur ato zëvendësohen nga frika, servilizmi dhe diktati i një individi, Akademia shndërrohet në një strukturë që prodhon konformizëm dhe asgjëson mendimin kritik.
Më 14 korrik 2025 u zhvillua procesi i votimit për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Asamblesë së Akademisë së Shkencave, i cili u shoqërua me parregullsi serioze. Deri më sot nuk është dorëzuar procesverbal i rregullt, as një listë e aprovuar pjesëmarrësisht sipas statusit, nuk është komunikuar një vendim final publikisht dhe as mua si palë e interesuar. E megjithatë, dihet se në sallë morën pjesë 31 anëtarë, ndërsa 17 fletë votimi u grumbulluan paraprakisht nga Kryetari i Akademisë, përmes shoferit të administratës, nga anëtarët që mungonin, dhe u depozituan dy javë para në paradhomën e tij. E pabesueshme, por e vërtetë! Pas votimit në sallë, këto fletë u futën brutalisht në kuti, u përzien për të humbur gjurmët dhe u numëruan bashkë me të tjerat, duke dhënë një total prej 48 votash.
Sipas ligjit nr. 53/2019, neni 6(2), dhe Statutit të Akademisë, neni 7(11), një kandidat që garon drejtpërdrejt duhet të marrë 2/3 e votave të të gjithë anëtarëve të Asamblesë, duke përjashtuar vetëm ata me status "Emeritus". Numri i përllogaritur ishte 49 (duke pasur parasysh se një akademi, që nuk u paraqit në proces, detyrimisht, në bazë të ligjit, përllogaritet në nxjerrjen e kuorumit), pra pragu ligjor ishte 33 vota. Sipas rezultatit të shpallur jozyrtarisht, kandidati i preferuar krahinarisht prej Kryetarit, mori 32 vota. Në proces pati gjithashtu 3 abstenime dhe një mungesë, kështu që asnjë kandidat nuk arriti kuorumin ligjor prej 33 votash (66,6% e 49 anëtarëve). Megjithatë, Komisioni Zgjedhor, nën presionin e drejtpërdrejtë të Kryetarit, shpalli fitues kandidatin preferencial nga fshati i përfshirë në zonën operative kontrolluese të pushtetit akademik, duke interpretuar se 2/3 duhej të llogariteshin mbi 45 vota të vlefshme dhe duke ulur pragun në 30 vota. Ky interpretim bie ndesh me tekstin e qartë të ligjit dhe të statutit, si dhe me praktikën e mëparshme të Akademisë, pasi përdor një dispozitë që lidhet me zgjedhjen e Kryesisë, ndërkohë që për anëtarësinë ligji ka parashikuar një nen tjetër. (ky fakt nxori në dukje edhe një element tjetër deformimi të së drejtës: ndryshimet e kryera në vitin 2024 në ligjin mbi ASHSH, kanë përfshirë një artificë kurth, për t'u përdorur sipas rasteve, çfarë përbën një gabim racional në procesin e ligjbërjes në Parlament). Pyetja që ngrejmë është: çfarë e shtërngoi Komisionin dhe kryetaren e tij, zonjën Hoda, të kryente këtë shkelje flagrante të ligjit shtetëror?
Çudia më e madhe qëndron në faktin se, gjatë ballafaqimit të 16 korrikut 2025 me z. Gjinushi, në prani të akademikëve Vasil Tole, Gëzim Hoxha dhe Anila Hoda, Kryetari pranoi hapur se dinte ndarjen e votave "me korrier" ndërmjet kandidatëve. Ai deklaroi se 17 votat e ardhura nga paradhoma e tij kishin qenë të gjitha kundër meje — një dijeni ligjërisht e palejuar në një votim të fshehtë. Si është e mundur një gjë e tillë?! I bie kështu që në paradhomë është kryer një proces paraprak i fiksimit te rezultatit, pavarësisht se si do të votonin akademikët në Asamble. Deri më sot, nuk më është vënë në dispozicion procesverbali i plotë, lista e votuesve, ndarja e saktë e votave, videoja e mbledhjes. Në proces nuk u lejova të hyja në sallë, edhe pse e kërkova; nuk pati vëzhgues të pavarur dhe as prezencë të kandidatëve gjatë numërimit, duke cenuar në këtë mënyrë rëndë standardin e një gare të barabartë, të drejtë dhe të ndershme. Video e mbledhjes së Asamblesë është fshirë nga faqja zyrtare e ASHSH!!!! Pra, është dëmtuar një provë ligjore publike, për çdo hetim të mundshëm nga organet ligjzbatuese, të cilat kanë detyrimin të hetojnë njëlloj si në çdo manipulim tjetër zgjedhor.
Në dritën e këtyre fakteve, rezultati i votimit të 14 korrikut është arritur në shkelje flagrante të ligjit, është tërësisht i kontestueshëm dhe cënon besimin institucional. Në vend që të shënonte kurorëzimin e një gare të drejtë, kjo mbledhje vulosi një proces të deformuar dhe i dha epilog të padrejtë një serie shkeljesh pararëndese. Ky rezultat lë një njollë të pashlyeshme në reputacionin e Akademisë, duke treguar se vendimmarrja kolegjiale u anashkalua nga interesa personale. Pas këtij veprimi të dirigjuar, besoj, në kundërshtim me vullnetin e anëtarëve, Akademia e Shkencave gjendet në një krizë të thellë legjitimiteti, ku meritokracia është rrëzuar nga ndikimi i një ose disa individëve me pushtet financiar okult dhe klientelist. Situata e përshkruar përbën cënim të integritetit institucional dhe autonomisë akademike, si dhe dëshmi të kapjes klienteliste dhe njëkulturore të institucionit. Ajo shkel gjithashtu parimin e ndarjes së funksioneve publike. Kur kriteret meritokratike zëvendësohen nga votime të orkestruara nga një individ me fuqi politike dhe financiare të sipërmarrë, përzgjedhja nuk mbështetet më mbi produktin shkencor, kontributin ndërkombëtar apo etikën profesionale, por mbi besnikëri ndaj figurës udhëheqëse, përkatësi subjektive dhe lidhje klienteliste. Kjo gjendje përfaqëson komprometim të procesit të përzgjedhjes akademike. Ajo dëshmon për një kulturë përjashtuese dhe diskriminuese në drejtimin e institucionit, në kundërshtim me misionin gjithëkombëtar që duhet të ketë një akademi e shkencave.
Me anë të kësaj letre, dua t'ju njoftoj se procesi është dërguar për rishqyrtim institucional mbi bazën e legjislacionit kushtetues të Republikës së Shqipërisë dhe do të ndiqet deri në fund, si në institucionet e brendshme ashtu edhe në ato ndërkombëtare, deri në marrjen e një vendimmarrjeje të pavarur. Në respekt të ligjit dhe statutit, kërkoj prej jush të angazhoheni për (1) anulimin e këtij procesi dhe ribërjen e tij nga e para, mbi bazën e respektimit strikt të kritereve të përcaktuara nga ligjvënësi, si dhe vënien përpara përgjegjësisë të autorëve të kësaj veprimtarie të paligjshme, në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e shtetit shqiptar. Kjo letër është një ftesë për të gjithë kolegët që të reflektojnë mbi situatën e krijuar dhe të kontribuojnë (2) për një proces transparent, të ndershëm dhe të denjë për një institucion shkencor si Akademia jonë. Askush nuk duhet të lejojë që në qendrën e shkencës shqiptare të ndodhin shfaqje të tilla, të papranueshme madje edhe në qendrat më periferike të votimit në vend. Po ashtu ju ftoj ju që (3) të beheni nismëtarë të një Reformë të thellë ligjore dhe institucionale të Akademisë së Shkencave, me qëllim garantimin e autonomisë së saj nga ndikimi politik dhe kapje të tilla personale nga njerez të tillë që merren me gjëpogjëra; (4) krijimin e një Platforme të Pavarur të Vlerësimit Shkencor, që të shërbejë si filtër për anëtarësime të ardhshme, duke zbatuar standardet ndërkombëtare të meritokracisë; (5) të kryeni procesin e Çlirimit të Instituteve Albanologjike nga sundimi i një individi, barazimin në trajtimin financiar të punonjësve shkencorë dhe ndihmës me pagat e Akademisë së Shkencave, dhënien e fondeve të mjaftueshme për kërkimin shkencor, respektimin e VKM së datës 28 dhjetor 2023 në të gjitha pikat e parashikuara nga legjislatori; (6) përfaqësim të barabartë krahinor në trupën akademike, në përputhje me misionin kombëtar të Akademisë së Shkencave dhe me frymën e Kushtetutës së Shqipërisë.
Unë jam shtetas i Shqipërisë; dua të vijoj të jetoj dhe të punoj në këtë vend me ndershmëri dhe dinjitet, siç kanë bërë prindërit e mi. Unë nuk do të pranoj që, në vendin e të parëve të mi, dikujt t'i shkojë ndër mend të më cënojë në mënyrë të përsëritur të drejtat e mia legjitime — pavarësisht se kush mund të jetë ai: një "pronar" i qendrës së dijes, 'pronarë' vilash të patrashëgueme, një Investitorë Strategjik i kamufluar, CEO në Hije i disa kompanive minerare dhe ushqimore, shefi i shefave të universiteteve private, që shkëmbejnë favore, ndërtojnë skema fiktive të pagave të mësimdhënësve dhe anëtarëve të bordeve dhe komisioneve, akademike dhe universitare. Të drejtën do ta kërkoj deri në fund, në respekt të dinjitetit tim, të emrit të familjes sime dhe qenies Qytetar i një republike të europianizueme.
Prandaj, me besim te shteti i së drejtës dhe me respekt për dinjitetin e profesionit, ju ftoj për të mbrojtur lirinë akademike, meritokracinë dhe të drejtën e çdo studiuesi për një proces të ndershëm.
Tiranë, Shkodër,
më, 29 gusht 2025
Të fundit
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
13 Qershor 2026, 11:06
Operacion antidrogë në Stamboll, arrestohen 22 persona, mes tyre aktorja Beren Saat
13 Qershor 2026, 10:37
“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit
13 Qershor 2026, 10:18
Këmbimi valutor 13 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
13 Qershor 2026, 09:58
Botërori 2026/ SHBA e nis me spektakël, amerikanët dominojnë me katër gola Paraguain
13 Qershor 2026, 09:38
I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke!
13 Qershor 2026, 09:22
Reforma territoriale, betejë për kufijtë apo për qeverisjen
13 Qershor 2026, 09:00
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
13 Qershor 2026, 08:39
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
13 Qershor 2026, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 Qershor 2026, 07:56
BE i hap rrugën anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë
12 Qershor 2026, 22:07
Zjarr në një banesë në Vlorë
12 Qershor 2026, 21:52
Ndal si ushqehesh tani!/ Alimehmeti thyen mitet për dietën moderne
12 Qershor 2026, 21:32
Tensione në protestë, qytetarët konfliktohen me mbështetësit e PS
12 Qershor 2026, 21:18
Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me urgjencë në spital
12 Qershor 2026, 20:59
SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist, Erion Isai
12 Qershor 2026, 20:42
Pankartat ‘pikante’ nga protesta e qytetarëve: Kjo qeveri ka skaduar
12 Qershor 2026, 20:19
Ligji për Zonat e Mbrojtura, Shoqëria Civile bojkoton proceset konsultuese
12 Qershor 2026, 19:46
Video/ Policia i gris një gruaje pankartën kundër Edi Ramës: Këtu është tokë Ilirjane
12 Qershor 2026, 19:34
Aksidenti ku 3-vjeçari humbi jetën, flasin banorët: E ëma po qante mbi fëmijën
12 Qershor 2026, 19:17
Kosova mbetet "e bllokuar" në integrimet evropiane
12 Qershor 2026, 19:00
Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e tij, Rama : Të ndikuar nga dezinformimi
12 Qershor 2026, 18:49
Qytetarët i lënë 'vallen' gjysëm Ramës, dalin në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e tij
12 Qershor 2026, 18:33
Goditja e 2 grupeve kriminale nga SPAK, Bardhi: Të hetohet roli i Ramës
12 Qershor 2026, 18:16
Tragjedi në Kamenicë/ 3-vjeçari humb jetën pas përplasjes nga automjeti, nëna në spital
12 Qershor 2026, 17:56
Akuza për pastrim parash, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
12 Qershor 2026, 17:30
Moti i keq përfshin disa rajone të Greqisë, autoritetet apel qytetarëve për kujdes të shtuar
12 Qershor 2026, 17:09
Një Sekretar Shteti që lartëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës
12 Qershor 2026, 16:58
Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë
12 Qershor 2026, 16:40
Facebook jashtë funksionit për miliona përdorues
12 Qershor 2026, 16:08
Maliq, gjendet i pajetë në banesë 12-vjeçari
12 Qershor 2026, 16:02
Rama jep shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” për t'u ndërtuar kulla 35 katëshe
12 Qershor 2026, 15:40
E hëngra barin, po ti?
12 Qershor 2026, 15:22
Burgu i Peqinit si Dubai, Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia hotel me 7 yje
12 Qershor 2026, 15:01
Vjen vala e nxehtë, termometri pritet të arrijë deri në 35°C
12 Qershor 2026, 14:50
Pse po bie lindshmëria? Dy studime të reja fajësojnë telefonat inteligjentë
12 Qershor 2026, 14:37
Përmbysja e piramidës së popullsisë, më shumë të dalë në pension se të rinj në punë
12 Qershor 2026, 14:19
Foto/ Kush është Luçiano Koçeku, ‘koka’ e grupit të drogës të goditur nga SPAK
12 Qershor 2026, 13:32
Berisha dënon provokimet e Ramës ndaj protestuesve: Akt i ulët, bëj zgjidhjen politike
12 Qershor 2026, 12:59
Kishin kthyer apartamentet me qira në baza prostitucioni, arrestohen 3 të huaja në Tiranë
12 Qershor 2026, 12:19
Operacioni i SPAK, zbardhen urdhër-arrestet e lëshuara; cilët janë personat e goditur?
12 Qershor 2026, 10:31
Botërori 2026 nis me rekord të pazakontë, tre kartonë të kuq në ndeshjen e parë të turneut
12 Qershor 2026, 10:10
Operacioni i SPAK, ekzekutohen 20 masa sigurie, në pranga biznesmeni
12 Qershor 2026, 09:55
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
12 Qershor 2026, 09:07
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
12 Qershor 2026, 08:43
Vranësira dhe reshje shiu të pakta, parashikimi i motit
12 Qershor 2026, 08:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 Qershor 2026, 07:55
"Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi", Protestuesit marshojnë drejt Astirit
11 Qershor 2026, 22:24
Protestuesit 'sfidojnë' Botërorin, lumë njerëzish në rrugët e Tiranës
11 Qershor 2026, 22:01
Gazetari inkurajon protestuesit: Ky është Botërori jonë, botërori i jetës tonë
11 Qershor 2026, 20:27
“Kemi shpenzuar gjithçka për spitalet”, e reja shpërthen në lot në protestë
11 Qershor 2026, 20:09
"Edi, fundi po të vjen", pankartat pikante të protestës së 12-të
11 Qershor 2026, 19:50
DASH reagon për heqjen e masës “non grata” ndaj Berishës: I shërben interesit kombëtar
11 Qershor 2026, 19:27
Influencerja me jastëk me vete në protestë: Po qe nevoja do e gdhijmë poshtë zyrës së Ramës
11 Qershor 2026, 19:12
Nga Gjermania për protestën në Tiranë: Nuk do të ndalemi deri në ndryshim
11 Qershor 2026, 18:38
Dita e 12-të/ Ish-oficeri në protestë: Jam i majtë, por kam dalë të largohet kjo qeveri
11 Qershor 2026, 18:21
Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi
11 Qershor 2026, 18:07
5 anëtarë votuan kundër, Kushtetuesja zbardh vendimin që la Metën në burg
11 Qershor 2026, 17:45
“The Guardian” zgjedh protestën në Tiranë si “Fotografinë e Ditës”
11 Qershor 2026, 17:17
Sali Berisha, politikani që u rikthye sa herë u konsiderua jashtë loje
11 Qershor 2026, 16:34
Antimafia çmonton organizatën italo-shqiptare të kokainës, 12 të arrestuar dhe 13 në kërkim
11 Qershor 2026, 16:34
10 mite rreth pastrimit që duhet të ndaloni së besuari
11 Qershor 2026, 16:19
Peter Lucas në Boston Herald: “Qeveria Rama”, më e mira që mund të blejnë paratë
11 Qershor 2026, 16:14