Flash News

E-TJERA

Rrebeshe shiu, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Rrebeshe shiu, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme
Foto ilustruese

Vranësira të dendura dhe reshje shiu do të dominojnë orët e para të ditës në vendin tonë. Gjithashtu parashikohet që mesdita të sjellë intervale kthjellimesh,  për të rikthyer sërish rrebeshet e shiut gjatë mbrëmjes dhe natës.

Sipas MeteoAlb, këto kushte atmosferike mbeten deri mëngjesin e së shtunës. Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes, por ulen ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 5°C deri në 17°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 33 km/h nga drejtimi verilindor, duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Të fundit