Flash News

E-TJERA

Rrëfehet Edvin Prifti: Më kërkuan që një ‘kushëri’ nga ata të Drejtësisë, të bënte emër në kurriz të pacientit

Rrëfehet Edvin Prifti: Më kërkuan që një

GJKKO rrëzoi dje kërkesën e mjekut Edvin Prifti për të shfuqizuar masën e pezullimit të ushtrimit të profesionit. Prifti akuzohet për “korrupsion” dhe “pastrim parash”.

Mjeku ka reaguar me një postim në Facebook lidhur me vendimin e GJKKO-së. Prifti ka bërë një paralelizëm mes tij dhe dy mjekëve të njohur Ali Spahiu dhe Fadil Spahija, të cilët asokohe u internuan në burgje. Prifti krahason historinë e dy mjekëve shqiptarë me situatën në të cilën ai ndodhet vetë sot.

Në shkrimin  e tij Priftit zbardh edhe disa detaj nga jeta e tij profesionale dhe puna si kardiolog në QSUT. Sipas Priftit, i është kërkuar gjatë kohës kur shërbente si shef i kardiologjisë, t’i besonte operimit e një pacientit një mjeku të ri me ‘mesatare që linte për të dëshiruar, aftësi teorike dhe praktike të kufizuara’ i cili sikurse pohon Prifti, ishte i afërm i një zyrtari në sistemin e drejtësisë.

“Edhe mua me kërkohet me insistim dhe direktive qe një mjek i ri me mesatare qe linte për te dëshiruar, nga ata te fisit revolucionar kushëriro-tribal te sistemit te drejtësisë, paçka aftësive teorike dhe praktike te kufizuara, te operonte si i pare pasi duhej te ngrihej emri i tij ne kurriz te pacienteve qe na kishin mirëbesuar jetën. Me gjithë dëshirën për t’i dhënë edhe atij mundësinë si te gjithë stafit tim përgjigja ime ishte jo pasi procesi kërkon trajnim, përgjegjësi dhe sakrifica, dhe konseguenca për mua ishte e ngjashme me atë te mjekeve te mëdhenj”, shkruan Prifti.

Mjeku shton më tej duke marrë në konsideratë akuzat që janë hedhur ndaj tij se “Përpara se një intelektual te vritet ai duhet te linçohet, përgojohet, shpifet, duhet thurur fabula e intrigës qe ajo te duket e vërtetë, duhet qe intelektuali te simbolizoje heretikun qe me pas te digjet ne flakët, që turma pa memorie ia "dhuron" ne shërbim te shërbimit te tij”.

Postimi i plotë:

HISTORI TE NGJASHME DHE PSE AFER NJE SHEKULL ME VONË

Me kishte shpëtuar ky dokumentar te cilin e gjeni me poshtë për viganet e mjekësisë shqiptare dr Ali Spahiu dhe dr Fadil Spahija. Emrat e tyre pak përmenden sot por kjo është sëmundja e përgjithshme e këtij kombi e cila ka te beje me amnezinë ose harresën dhe mungesën e memories. Kalvari i jetës se tyre ishte i jashtëzakonshëm me burgje dhe internime dhe ndërkohe ishin dy yjet e mjekësisë shqiptare te kohës. E gjitha filloi pasi ne vend te dr. Ali Spahisë duhet te punësohej nipi i Byrosë Politike i cili nuk dinte ABC e mjekësisë dhe dr. Fadil Spahija e përshkruan këtë ne formën e një anekdote ne intervistën e tij. Pa dashur aspak te krahasoj veten me këta titanë te mendimit dhe profesionit, 70 vjet me pas, ne detyrën time si shef i kardiokirurgjisë ne QSUT, pasi me sakrifica dhe pune te përkushtuar ne bëmë te mundur qe mijërat e shqiptareve qe kishin te vetmen zgjidhje te shkonin ne Turqi për tu operuar nga zemra, te operoheshin ne Tirane. Edhe mua me kërkohet me insistim dhe direktive qe një mjek i ri me mesatare qe linte për te dëshiruar, nga ata te fisit revolucionar kushëriro-tribal te sistemit te drejtësisë, paçka aftësive teorike dhe praktike te kufizuara, te operonte si i pare pasi duhej te ngrihej emri i tij ne kurriz te pacienteve qe na kishin mirëbesuar jetën. Me gjithë dëshirën për t’i dhënë edhe atij mundësinë si te gjithë stafit tim përgjigja ime ishte jo pasi procesi kërkon trajnim, përgjegjësi dhe sakrifica, dhe konseguenca për mua ishte e ngjashme me atë te mjekeve te mëdhenj. Mbase pa dashje bene qe te krahasohej jeta ime me te tyren! Është e dukshme se sa përpara ka bere kjo shoqëria jone?!

Përpara se një intelektual te vritet ai duhet te linçohet, përgojohet, shpifet, duhet thurur fabula e intrigës qe ajo te duket e vërtetë, duhet qe intelektuali te simbolizoje heretikun qe me pas te digjet ne flakët, që turma pa memorie ia "dhuron" ne shërbim te shërbimit te tij (prof. ALESSANDRO ORSINI)

Rrëfehet Edvin Prifti: Më kërkuan që një

Të fundit