Flash News
Plagoset me thikë i riu shqiptar në Itali, turistët i japin ndihmën e parë
Sali Berisha thirret në SPAK, pritet të njihet me akuzën
GJKKO shtyn për në 1 tetor seancën ndaj Talo Çelës
Përleshje e dhunshme mes shqiptarëve dhe egjiptianëve në Itali, 7 të plagosur
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Rrëfehet shënjestra e atentatit në “Don Bosko”: Nuk kam konflikte, autorët nuk i pashë
Kastriot Elezi, shënjestra e atentatit të ndodhur dje në “Don Bosko”, ka deklaruar se nuk i ka njohur autorët e ngjarjes që la të plagosur bashkë me të, edhe Ronaldo Metushin.
Elezi ka dëshmuar para uniformave blu se nuk ka konflikt me askënd dhe se atë ditë si çdo ditë tjetër, kishte dalë të konsumonte kafe me Metushin.
“Po pija kafe poshtë shtëpisë me Renaldon siç bëj pothuajse çdo ditë pasi e kemi si rutinë që pasdite të ulemi tek lokali dhe bisedojmë. Nuk kam asnjë angazhim në ditën time, jam i papunë dhe dola poshtë lokalit.
Autorët nuk i pashë s’di as sa veta kanë qenë dhe nuk pash asgjë. Nuk di te them kush më ka qëlluar sepse unë nuk kam konflikte me askënd dhe nuk ruhem. Dal çdo ditë në kafe e në rrugë pa asnjë problem se nuk kam asnjë konflikt të paktën me sa di unë për veten time”, deklaroi Elezi.