Flash News

E-TJERA

Rrëfimi i Artan Tafanit çon në pranga edhe të dashurën e Laert Haxhisë

Rrëfimi i Artan Tafanit çon në pranga edhe të

Artan Tafani, dikur pjesëtar i bandës së Laert Haxhiut, ka pranuar të bëhet i penduari i drejtësisë dhe ka rrëfyer 6 vrasje të kryera nga banda.

Pas arrestimit të tij pak ditë më parë tre muaj pasi grabiti 30 mijë eurove në një exchange në zonën e Astirit në Tiranë, Tafani ka nxjerrë emrat e vrasësve të pagesë që kanë kryer ekzekutime për llogari të grupit të Laert Haxhiut.

Bëhet fjalë konkretisht për vrasjet e bujshme të Çajup Selimit, Alban Semakut, Albi Bashaliut, Lulzim Qorrit, Fridmand Xhaferrajt dhe Dikens Halilit.

Mësohet se në pranga, pas dëshmisë së Tafanit, ka rënë edhe e dashura e Laert Haxhisë, shtetasja me iniciale K. Gj.

Në total janë lëshuar 15 urdhër arreste, ndërkohë që vetë Haxhiu ndodhet në burg në Greqi.

Të fundit