Flash News

E-TJERA

"Rrenat e Ramës për Albin Kurtin", zyrtari i LVV: Tha se do i jepte Kosovës vaksina 'Pfizer', por i ofroi kinezet

"Rrenat e Ramës për Albin Kurtin", zyrtari i LVV: Tha se do
Arbër Zaimi

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje Arbër Zaimi thotë se kryeministri Edi Rama mashtroi se do të ndihmonte Kosovën me vaksina anti-Covid. Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se Rama i premtoi Kosovës 11.000 vaksina të Pfizer-it, por premtimin nuk e mbajti. Zaimi thekson se kryeministri shqiptar bëri vetëm propagandë.

"Premtoi se 11.000 vaksina Pfizer do i ndante si ndihmë për Kosovën. Me ardhjen e qeverisë Kurti, u kërkua që këto vaksina të jepeshin, pra thjesht të mbahej fjala. Rama prapë e përdori për fushatë, doli në Rrogozhinë dhe tha “më thirri Albini më kërkoi vaksina, po normal që do i japim, po këto s’bëhen duke fjetur” e pallavra të tilla. Puna është se Rama flet e bën fushatë, por vaksinat Pfizer i kishte harxhuar", shkruan ai në Facebook.

Ky i fundit shton se Rama i ofroi Kosovës vaksina kineze, të cilat Kosova nuk i pranoi me argumentin se nuk do të përdorë vaksina të pacertfikuara nga EMA. Zaimi thotë se edhe kryeministri Rama deklaronte më herët se nuk do përdorte vaksina ruse dhe kineze.

"Deshi të jepte kinezet. Kinezet Kosova nuk i pranon dot për të njëjtën arsye që edhe Rama nuk i pranonte deri para një muaji, pra për shkak të moscertifikimit nga EMA dhe FDA. Po të ishte e mundur të pranoheshin vaksinat kineze në Kosovë, do ishin blerë me kohë, pa pritur gjestet fushatore të Ramës", shkruan më tej Zaimi.

Ai shton se nga "paaftësia" për të shpjeguar se pse ndryshoi mendim dhe pse po pranon vaksinat kineze, Rama po shpif për kryeministrin kosovar Albin Kurti. Sipas tij, "Albin Kurti mbylli kufijtë me Shqipërinë", është mashtrim i kryeministrit Rama.

 

 

 

 

 

 

 

Të fundit