Flash News

E-TJERA

Rrëzoi KQZ-në për listën e kandidatëve, PS ankimon vendimin në Kolegjin Zgjedhor

Rrëzoi KQZ-në për listën e kandidatëve, PS ankimon

Partia Socialiste ka vendosur të ankimojë vendimin që dha sot Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, i cili rrëzoi vendimin e KQZ-së për reduktimin e listës për kandidatë të koalicionit “Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim'' për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

PS do ankimojë vendimin në Kolegjin Zgjedhor, pasi KAS i ka dhënë të drejtë Partisë Demokratike, e cila do të hyjë me listë të plotë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, duke rikthyer në garë kandidatët e skualifikuar. 

KAS vendosi ndryshimin e vendimit të kreut tw KQZ, Ilirjan Celibashit dhe regjistrimin e listave shumë emërore të Partisë Demokratike me 222 kandidatë, sipas listës së depozituar më 16 mars në KQZ.

Të fundit