Flash News

E-TJERA

Rriten çmimet e qirave për studentët, 300 euro vetëm në periferi

Rriten çmimet e qirave për studentët, 300 euro vetëm

 

Në prag të nisjes së vitit të ri akademik, çmimet e qirave për studentët duket se janë të papërballueshme. Aktualisht, në tregun e banesave çmimi më i ulët është 300 euro dhe kjo në zonat periferike, siç  raporton Euronews Albania.

Nëse studentët do të kërkonin një banesë në qendër, çmimi është mbi 300 euro deri në vlera që për një student është e papërballueshme, duke marrë parasysh edhe kostot e shkollës, jetesës, përfshi këtu ushqimin, veshjet, drita dhe uji.

Kjo e bën më të vështirë jetesën për një student i cili vjen për studime në Tiranë, pasi është i papunë dhe e ka të vështirë ta përballojë me të ardhurat e familjes.

Për këtë arsye një zgjedhje më ekonomike kanë qenë edhe konviktet, ndonëse kushtet e tyre jo gjithmonë janë shumë të përshtatshme në raport me banesat me qira.

Të fundit