Flash News

E-TJERA

Rriten sërish humbjet e jetëve nga Covid-19 në vend, 130 raste të reja në 24 orë

Rriten sërish humbjet e jetëve nga Covid-19 në vend, 130 raste

Katër persona kanë humbur jetën nga Covid-19 në vendin tonë.  

Ministria e Shëndetësisë raporton se pas 2839 testime, janë shënuar 130 raste të reja në 24 orët e fundit.

Sipas MSH, janë shëruar 698 qytetarë dhe aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 142 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.

 “Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 28 raste në Tiranë, 15 raste në Durrës, 12 raste në Korçë, 9 raste në Gjirokastër, 8 raste në Sarandë, 7 raste në Shkodër, Devoll, 6 raste në Fier, Skrapar, 4 raste në Vlorë,  Pogradec, 2 raste në Krujë, Kukës, Lezhë, Lushnje, Mirditë,  Mallakastër, Kamëz, Kuçovë, Vorë, 1 rast në Pukë, Mat, Dibër, Malësi e Madhe, Gramsh, Libohovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 698 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 107,163 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 142 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor 4 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Përmeti, të moshave 53- 82 vjeç”, njofton MSH.

Kujtojmë se një ditë më parë pati vetëm një humbje jete dhe 69 raste të reja.

Të fundit