Flash News

E-TJERA

Rriten temperaturat, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Rriten temperaturat, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme
Foto ilustruese

Vendi ynë do të mbetet në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke ndikuar mot të kthjellët.

Mesdita dhe pasditja sjellin kalime vranësirash në zonat përgjatë kufirit lindor. Edhe nata do të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në të dyja vlerat ditore ku vlerat minimale luhaten nga 2°C në zonat malore deri në 20°C maksimumi në gjithë territorin.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi jugor-jugperëndimor, duke krijuar në det dallgëzim mbi 3 ballë.

Të fundit