Flash News

E-TJERA

Rriten temperaturat, parashikimi i motit për ditën e sotme

Rriten temperaturat, parashikimi i motit për ditën e sotme
Foto ilustruese

Ultësira perëndimore do të mbizotërohet nga moti i kthjellët gjatë gjithë ditës.

Ndërsa në zonat malore do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta, të cilat më të dukshme do të bëhen gjatë orëve të pasdites.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të rriten në mengjes dhe në mesdite duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 15°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtesi 35 km/h nga drejtimi verior-veriperendimor, duke krijuar dallgëzim 3 ballë.

Të fundit